• e premte, 08 nëntor 2024

Mickoski dhe Harms: Do të hapim negociata për investim të mundshëm të më shumë kompanive të huaja në tregun e Maqedonisë

Mickoski dhe Harms: Do të hapim negociata për investim të mundshëm të më shumë kompanive të huaja në tregun e Maqedonisë

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot pati fjalim në Odën Ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) ku prezantoi planet dhe planet ekonomike për investime në energjetikë dhe infrastrukturë dhe mundësi për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane që tashmë janë prezente në tregun e Maqedonisë. Krahas kompanive tashmë të pranishme në tregun vendas në vend, interesim për të investuar këtu kanë shprehur edhe kompani të reja të huaja, Kryeministri bëri të ditur se shumë shpejt do të hapen negociatat për investimin e tyre të mundshëm", kutmoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

"Mund të them se patëm një takim shumë të hapur, të sinqertë dhe produktiv me përfaqësuesit e Odës ekonomike gjermane, pjesa e cila është përgjegjëse për investimet në Evropën Lindore dhe Juglindore. Një pjesë e madhe e kompanive që ishin të pranishme në këtë takim tashmë janë të pranishme me fabrikat e tyre prodhuese këtu tek ne. Kishte edhe kompani të tilla që pa mëdyshje shprehën dëshirën për të investuar tek ne dhe për të qenë prezente në tregun e Maqedonisë. Normalisht kemi shkëmbyer detaje për kontakte të mëtejshme dhe mendoj se shumë shpejt sot do të na vizitojnë dhe do të hapim negociatat për investimin e tyre të mundshëm. Synimi ynë si Qeveri që në fillim ka qenë përmirësimi i klimës së investimeve dhe rritja e aktivitetit investues të kompanive, jo vetëm vendase por edhe të huaja. Mendoj se kjo në Gjermani është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e mjaftueshme, duke pasur parasysh që shkëmbimi ynë tregtar i kalon pesë miliardë euro, mijëra qytetarë tanë punojnë në kompani të investitorëve gjermanë dhe ne si Qeveri kemi edhe obligim edhe përgjegjësi që të vazhdojmë me promovimin në, do të thosha fuqinë më të madhe ekonomike evropiane. Promovimi i mundësive dhe kapaciteteve investuese. Sot e kemi bërë këtë në disa fusha si shërbime, turizëm, energji, prodhim, etj. dhe mendoj se kemi pasur një takim jashtëzakonisht pozitiv dhe mendoj se pas këtij takimi, të jem më i saktë, jam i sigurt se në periudhën e ardhshme do të kemi edhe disa investitorë të rinj", tha kryeministri Mickoski.

Kënaqësi nga qëllimet e Qeverisë së Maqedonisë, e cila synon rritjen e aktiviteteve investive të kompanive të huaja në tregun e Maqedonisë, shprehu edhe Majkëll Harms, i cili theksoi se diskutimi ishte efektiv.

"Unë duhet të them se diskutimi ishte shumë efektiv dhe shpresëdhënës, për këtë kishim një përshtypje deklaruar, sepse kryeministri deklaroi e kjo Qeveri është realisht e drejtuar drejt biznesit. Diskutuam për çështjet që lidhen në veçanti me energjetikën dhe infrastrukturën, si dhe për produktet farmaceutike dhe digjitalizimin", deklaroi Harms. 

Nga pala e Maqedonisë theksohet se prioritet i qeverisë është stabilizimi ekonomik i vendit dhe marrëdhëniet miqësore me komunitetet e biznesit, të hapen sa më shumë vende pune, t'u ndihmohet qytetarëve të Maqedonisë që të kenë një punë të paguar mirë dhe një standard më të mirë në mënyrë që të qëndrojnë në shtëpi, në vend që të largohen jashtë vendit. ls/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR