• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Aksioni për fshehje të tatimit është një ndër të shumtët që do të pasojnë

Mickoski: Aksioni për fshehje të tatimit është një ndër të shumtët që do të pasojnë

Shkup, 16 shtator 2024 (MAI) - Kryeministri Hristian Mickoski sot lidhur me aksionin e fundit për fshehje të tatimit tha se ai është një ndër hetimet e tilla të shumta që do të pasojnë në periudhën e vijim.

"Nuk do të doja tani të zbuloj hollësi, hetimi është në rrjedhë, mendoj se do të jetë i madh në mënyrë epike, krim epik, por atë që mund të them se ky është një ndër të shumtit që do të pasojnë në periudhën shtator-tetor", deklaroi Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve para takimit me përfaqësues të AHK Maqedoni e Veriut, pjeës e rrjetit të odave gjermane jashtë vendit dhe SHoqatës ekonomike të Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Javën e kaluar u krye aksioni për fshehje tatimi në ndërmarrjet në Strumicë, Shkup dhe Gostivar. U arrestuan katër persona, ndërsa prokurori shtetëror publik informoi se është formuar lëndë për mashtrim tatimor dhe për larje parash dhe se janë dëgjuar tre persona, ndërsa për njërin janë propozuar masa kujdesi.

"Informatat e para janë se bëhet fjalë për shuma milionëshe të cilat janë pasojë e disa veprave penale, fshehje tatimi, mashtrim tatimor dhe larje parash. Në interes të procedurës së prëgjithshme nuk mund të hyj në hollësi, e respektoj prezumpsionin e pafajësisë", deklaroi të premten ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në Ohër. ab/

Fotо: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR