• e enjte, 02 prill 2026

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

2 prill 2026 

Shkup – Mbledhje e Komisionit parlamentar për shëndetësi. (Salla 6/11:00)

Shkup – Mbledhje e Komisionit parlamentar ligjvënës – juridik. (Salla 6/11:30)

Shkup – Në Kuvend do të mbahet aktivitet edukativ “KAM QËNDRIM” për nxënës nga shkollat e mesme. (Salla “Boris Trajkovski”/9:00)

Strugë – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoksi do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të 400 кV largpërçues nga TS “Manastiri “” në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, kufiri Maqedoni e Veriut – Shqipëri. (Në afërsi të vendkalimit kufitar Qafë Thanë, https://maps.app.goo.gl/QC6dgYY8nTubuMN89?g_st=am/12:00)

Ohër – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kapedani i Kapedanisë të porteve, Ilia Arnaudoski do të japin deklaratë për mediat. (porti Ohër/10:15)

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski, gjeneralë në Armatë, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës, komandantë të komandave vartëse dhe njësive të Shtatmadhorisë së Armatës do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së Njësisë. (Kazerma "Strasho Pinxhur" - Petrovec/12:00, mbërritja e mediave/11:15)

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prorektorja e UCM për arsim, prof. dr. Sonja Topuzovska dhe drejtori i ISPPI, prof. dr. Petar Atanasov, do të mbajnë fjalim në forumin "E ardhmja e punës në epokën e inteligjencës artificiale". (Rektorati i Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi"/12:00, regjistrimi i pjesëmarrësve/11:45)

Shkup – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu do ta vizitojë “Majçin dom” me rastin e promovimit të pajisjes së re medicinale. (rruga “Vasko Karangeleski” p.n., te qendra tregtare “Tri biseri”, Aerodrom/09:30)

Shkup -Panel -diskutim me temë: “Autizmi në shoqëri – Ndërgjegjësimi dhe veprimi”. Ky aktivitet organizohet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e veprimit për autizmin në shoqëri, me pjesëmarrjen e profesionistëve dhe përfaqësuesve relevantë të fushës. Në panel do të marrin pjesë: Myqereme Rusi, psikologe, Ariton Rama, përfaqësues institucional, frim Bajrami, prind dhe Zemrijet Bela, përfaqësuese e shoqatave për fëmijë me vështirësi në zhvillim. (Salla e Komunës së Çairit, 12:00)

Tetovë – Kryetari Bilall Kasami, bashkë me udhëheqësit e sektorëve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, do të mbajë brifing të rregullt me gazetarët. (Hapësirat e Komunës Tetovë/11:00) 

Tetovë – Në Universitetin e Tetovës do të organizohet ngjarje në temën “Ta shohim botën ndryshe: AUTIZMI dhe realiteti virtual”. (Fakultetit Pedagogjik, Salla: 341/11 : 30)

Shkup – Konferencë për media e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Sash Dimitrijeviç. (Para ndërtesës së Prokurorisë Publike/Keji “Dimitar Vllahov” /10:30)

Shkup – Ngjarje përfundimtare e projektit EICEE*. (Europe House, deklarata për mediat/10:00)

_________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR