• e enjte, 02 prill 2026

Më së shumti shi në Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit në 24 orët e kaluara

Më së shumti shi në Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit në 24 orët e kaluara

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) -Më së ftohti sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit, -1 gradë, ku ka edhe shtresë bore prej 72 centimetra. Siç informon DPHM, mëngjesin e sotëm 1 gradë është në Hanet e Mavrovës, 2 gradë në Krushevë dhe Llazaropole, 4 gradë në Pretor, 5 në Ohër dhe Berovë, 6 gradë në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep, 7 gradë në Tetovë, 8 në Shkup - Petrovec, Shkup - Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Vinicë, Kavadar, Demir Kapi dhe Strumicë dhe 9 gradë në Gjevgjeli.

Në 24 orët e fundit më së shumti shi (40 litra për metër katror) kanë rënë në Hanet e Mavrovës, 35 në Kodrën e Diellit, 17 në Manastir, 13 në Krushevë, 8 litra në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Pozharanë, 7 në Shkup - Petrovec, Shkup - Zajçev Rid dhe në Lazaropole, 6 në Pretor dhe Pozhar-Radovish, 5 litra në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Prilep, 4 në Kumanovë, Veles dhe Kavadar, 2 në Vinicë dhe Strumicë dhe 1 litër për metër katror në Shtip, Gjurishtë dhe Topolçan.

Sipas parashikimit të DPHM-së, moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, në disa vende të bollshme (mbi 30 litra për metër katror), në vendet më të larta reshjet do të jenë prej shiu dhe bore, ndërsa në male prej bore.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë lumit Vardar. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira dhe reshje shiu të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR