• e premte, 03 prill 2026

Mot i vranët me shi, në vendet më të larta edhe borë

Mot i vranët me shi, në vendet më të larta edhe borë

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i vranët me reshje të dendura të shiut (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës, ndërsa në male të borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë. 

Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë. 

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme e cila në disa vende do të arrijë edhe mbi 70 km/h. Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR