• e premte, 27 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

7 qershor 2023

Shkup - Takimi protokollar i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ambasadorin e sapozgjedhur të Polonisë, Kshishtov Gzhelnik. (Kabineti i vjetër/10:00)

Shkup - Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës, Afrim Gashi, dhe anëtarët do të takohen me Delegacionin e Grupit të Miqësisë Kosovë - Maqedonia e Veriut të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (salla e Komisionit Kushtetues/10:00 – 10:45) 

 Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të takohet me Delegacionin e Grupit të Miqësisë Kosovë - Maqedonia e Veriut të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (salla e Qeverisë/ 10:50 – 11:20)

Shkup - Kryetari i Komisionit Kuvendor për Politikë të Jashtme Antonio Milloshoski dhe anëtarët do të takohen me Delegacionin e Grupit të Miqësisë Kosovë - Maqedoni e Veriut të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (salla e Komisionit Kushtetues/11:30 – 12:00)

 Shkup - Kryetari i Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane Arbër Ademi dhe anëtarët do të takohen me Delegacionin e Grupit të Miqësisë Kosovë - Maqedoni e Veriut të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (salla e Komisionit Kushtetues/ 12:05 – 12:35)

 Shkup - Kuvendi do ta mbajë seancën e 115-të. (salla “Maqedonia”/12:00)

Shkup - Kuvendi do të mbajë seancën e 41-të. (salla “Maqedonia”/12:10) 

Shkup - Seanca të Komisionit Kuvendor  për Arsim, Shkencë dhe Sport. (salla 6/ 11:00 dhe 12:00) 

Shkup - Seancë solemne e Komisionit për mMrrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. (salla “Boris Trajkovski”/12:00) 

Shkup - Kryeministri  Dimitar Kovaçevski do të mbajë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskosku. (Klubi i deputetëve/11:00)

 Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomië së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski, do të marrin pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit të Sigurt - 7 Qershori. (h. "Bellvi"/ 10:00)

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ambasadorja zvicerane Veronik Ulman dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Antoni Peshev për vizitë në fabrikën e mobiljeve "Acevski" ku realizohet trajnimi praktik i nxënësve. (10 Nr. 1A, f. Bardovc, https://www.google.com/maps?ll=42.024417,21.382917&z=17&t=m&hl=en&gl=MK&mapclient=embed/deklarata për media/10:00) 

 Sarajevë - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kryeson delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në një vizitë pune në Bosnjë e Hercegovinë, për të marrë pjesë në Dialogun për Migracionin në Sarajevë 3.

 Shkup - Instituti për Politikaa Evropiane (EPI) - Shkup organizon diskutim me temë: "Monitorimi i sundimit të së drejtës për vendet-anëtare të BE-së dhe kandidatët: Kalimi i hendekut". (h. “Panoramika Dizan dheSpa”/10:30, deklarata për media para fillimit të eventit/10:15)

Shkup/Manastir – Përfaqësimi i punëdhënësve sllovenë në Shkup. (në Shkup në "h. Hilton" / 10:00 - 17:00, dhe në Manastir në QIK - Shtëpia e Oficerëve / 10:00 - 17:00) 

Shkup - Konferencë për shtyp me temë: “Prezantimi i rezultateve nga anketa e realizuar ndërmjet kompanive anëtare të Shoqatës Ekonomike Maqedoni e Veriut -Gjermani dhe vlerësimi i klimës afariste t në Maqedoninë e Veriut për vitin 2023”. (h. "Park & ​​Spa", salla kryesore/10:00) 

 Shkup - Konferenca shkencore ndërkombëtare "Projekti Shkup" e organizuar me rastin e 60 vjetorit nga tërmeti katastrofik i Shkupit dhe 110 vjetorit të lindjes së arkitektit japonez Kenzo Tange. (Fakulteti i Arkitekturës/ 8:30)

 Shkup - Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mbajë seancë para fillimit të takimit të liderëve. (09:00, deklaratë për media para selisë së shtabit qendror të VMRO-DPMNE-së/10:30)

 Shkup - Konferencë për media e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët i shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë. (h. "Bushi"/11:00)

 Shkup - Konferencë për shtyp e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). (Klubi i gazetarëve/10:30)

 Shkup - Në Komunën e Çairit do të promovohet parku “Ukraina”. (në afërsi të objektit të Komunës Çair/10:20)

________________________________________________________________________

***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk e merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri tek ndryshimi i termineve të paralajmëruara*** 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR