• e enjte, 09 prill 2026
MIA Paralajmërime

7 prill 2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të takohet me ish-kryetarët e Shtëpisë ligjvënëse. (Salla e Ohrit/10:00)

Shkup - Seanca e Komisionit parlamentar për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat. (Salla Boris Trajkovski/10:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Përgjimin e Komunikimeve. (Salla 5/12:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme. (Salla 4/13:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rindërtimit të 19 rrugëve në Komunën e Aerodromit. (11:00/pritet deklaratë nga kryeministri Mickoski / Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/tRkFGnVU9FBEapMm7?g_st=av)

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në bashkëpunim me projektin IPA 2020 "Mbështetja e BE-së për Sundimin e Ligjit" do të mbajë aktivitet me rastin e fillimit zyrtar të fushatës publike "Lobimi në Maqedoninë e Veriut". (Ambientet e KSHPK-së, salla në katin e 2-të/10:30)

Tetovë - Shkolla e mesme e mjekësisë "Nikolla Shtejn" në sheshin "ILIRIA" do të organizojë aktivitetin "Shëndeti Fizik" nga ora 09:00 deri në ora 11:00, me ç'rast kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të japë deklaratë per media në ora 10:00.

Shkup - Shoqata Mjekësore e Maqedonisë organizon tubim solemn me rastin e 7 Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit. (h. Raguza-Park/13:00)

Shkup - ISHP Zhelezniçar Shkup, me rastin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetit organizon ekzaminime falas parandaluese me qëllim zbulimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve. (Platforma para hyrjes së ISHP Zhelezniçar/12:00-14:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e kryetarit të Sindikatës së Pyjeve, Zhivko Mitrevski. (h. Elza-Angels, "rr. Makedonija/10:00)

Shkup - Promovim i librit "Shkenca e të dhënave dhe ,ësimi automatik me Programim në PYTHON" nga Prof. Dr. Bekim Fetaji, Rektor i Universitetit Nënë Tereza dhe konferencë për shtyp në të cilën do të prezantohen zyrtarisht vërejtjet e miratuara nga Senati i UNT-së në lidhje me tre projektligjet për arsimin e lartë, cilësinë dhe shkencën. (Universiteti Nënë Tereza, Auditoriumi 107/13:00)

________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR