• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime - MKD (PLT)

MIA Paralajmërime - MKD (PLT)

5 korrik 2023

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'i mbajë mbledhjet e 68-të, 51-të, 61-të, 69-të, 71-të dhe 115-të. (13:00)

Strasburg – Kryesuesi me OSBE-në dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të flasë para Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës (KE) në Strasburg.

Tetovë – "Kabinet i hapur" i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. (SPB Tetovë/ 9:30, deklarata për mediumet/ 12:30)

Shkup – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të flasë në ngjarjen "Përforcimi i adaptimit dhe rritja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme" në kuadër të projektit "Aktivitet për përforcim të ekosistemit afarist" të cilin e zbaton Konslating për zhvillim strategjik me mbështetje financiare të Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar - USAID. (h. "Hilton"/ 11:00)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Famtir Mexhiti do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës për osteoporozë dhe promovim të aparatit të ri për denzitometri në SPQ "8 Shtatori", me mbështetje nga TIKA, i cili do të vendoset në sektorin për endokrinologji në këtë institucion. (12:00)

Shkup - Prezantim i Propozim-ligjit për sistem këshilldhënës në bujqësi dhe zhvillim rural, pas çka deklaratë do të japë ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. (Salla e madhe e MBPEU-së/12:00, deklarata në hollin e ministrisë/12:30)

Shkup – Mbledhje e Gjykatës kushtetuese. (9:30)

Shkup – Mbledhje e Këshillit gjyqësor të RMV-së. (në sallën e Këshillit gjyqësor të RMV-së/ 10:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e Odës ekonomike të RMV-së ku do të flasë kryetari, Branko Azeski në temën "'Pjesa gri' e ekonomisë së vendit: madhësia, implikimet, zgjidhjet". (në hapësirat e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, kati 5, salla 4/ 12:00)

Shtip – Konferencë për shtyp e rektorit të UGD, prof.dr. Dejan Mirakovski me rastin e regjistrimit në vijim të studentëve të rinj në vitin akademik 2023/2024. (në sallën e Senatit të Rektoratit të UGD-së/ 9:00) 

Shkup – Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet e jurisrpudencës dhe shoqatat e qytetarëve të RMV-së (AOJSH) dhe Shoqata e administratës gjyqësore do të mbajnë protestë sindikaliste. (para platosë së Gjykatës penale Shkup/ 10:00, deklarata për mediumet do të japin kryetari i AOJSH, Tërpe Deanoski dhe kryetari i Shoqatës së administratës gjyqësore, Borçe Mirçevski)

Shkup – Konferencë për shtyp e dr. Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së nga kongresi i 19-të dhe kryetar i Sindikatës për pylltari, industri të drurit dhe energjetikë. (para hapësirave të MPPS-së/ 12:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e Lidhjes së shoqatave të diabetikëve. (para Ministrisë së Shëndetësisë/ 10:30)

Shkup – Promovim i platformës "Çairi vendosë". (në hapësirat e Këshillit të komunës së Çairit/ 12:30, deklarata për mediumet para fillimit të ngjarjes)

Скопје – Прес-конференција на Видеолотарија Касинос Австрија. (во просториите на Видеолотарија Касинос Австрија, бул. „Киро Глигоров“ бр. 2, во премиум зградата Мерцедес/ 12:30)

Shkup – Konferencë për shtyp e Videolotarisë Kasinos Austria. (në hapësirat e Videolotarisë Kasinos Austria, bul. "Kiro GLigorov" nr.2, në ndërtesën premium Mercedes/ 12:30)

Shkup - Ngjarje multimediale "Eja dhe rrëfe tregimin tënd - Lër gjurmë", në organizim të Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike së pashku me MKinistrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i BE-së dhe KE-së. (Parku i Frankofonisë/19:00)

Shkup – IN Teatri turk do ta shfaqë premierën "Shërbëtoret" nga Zhan Zhane. (në skenën e Teatrit Komedia/ 20:00) 

Shkup – Konferencë për shtyp e KF Vardar. (në hapësirat e kinemasë "Kisella Voda"/ 12:00)

___________________________________________________________

***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR