• e hënë, 28 tetor 2024
MIA Flesh

18:00 / 25 tetor / 2024 

Shkup - Segregimi, diskriminimi ose çdo formë tjetër e largimit të të rinjve nga bashkësia shkollore është rreptësisht e ndaluar dhe e dënueshëme. Për këtë tanimë ekzistojnë dispozita në Ligjin për arsimin fillor, por planifikojmë t'i përforcojmë në procesin e përmirësimit të rregullores, e t'i pasqyrojmë në Ligjet për arsimin e mesëm dhe arsimin dhe trajnmin profesional. Gjithashtu planifikojmë edhe aktivitete të fushatës për ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe segregacioni, duke përfshirë të rriturit nga të cilët më shpesh burojnë këto ide. Këtë e theksoi Elena Ivanovska, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në tryezën e rrumbullakët komunale “Arsimi gjithëpërfshirës dhe ngritja e kohezionit social”, e cila u mbajt në Manastir.

Shkup - Në periudhë prej 18 deri 24 tetor, janë paraqitur 10 raste të reja të kollës së mirë, për 42,9 për qind më shumë se në krahasim me periudhën paraprake shtatditore. Nga rastet e reja, tre persona janë hospitalizuar, informuan pasdite nga Instituti për shëndet publik. Pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në Kumanovë - pesë, pastaj katër raste nga Shkupi dhe një rast në Kriva Pallankë.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim tematik pune me gazetarët, në të cilin prezantoi Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut në periudhën 2024-2027, e cila dje u miratua edhe zyrtarisht nga Komisioni Evropian. Agjenda Reformuese është pjesë e Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë euro, prej të cilave vendi duhet të marrë 750 milionë euro, përderisa kësti i parë në vlerë prej 52,5 milionë euro pritet të arrijë deri në fund të këtij viti. 

Shkup - Kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski sot përsëriti se do të largohet nga BNJVL-ja, nëse kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski në heshtje e përcjell tërë situatën dhe nuk ndërmerr hapa për t'i vetëdijesuar ministrat pasi po bëjnë, siç tha, presione të vazhdueshme ndaj Komunës. Me Gjorgjievskin, siç tha, do të bisedojë të hënën. Në deklaratën e dhënë për media para selisë së Komunës së Karposhit, Jakimovski tha se qëllimi i tij për largimin nga BNJVL-ja nuk është marrë seriozisht.

Shkup – Rreth 100 kilogramë ushqim të pasigurt konfiskuan dhe shkatërruan sot në mëngjes shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuadër të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të zbatuar në tregun e gjërave të vjetra, në lagjen Maxhari të Shkupit. 

Shkup – Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton se sot është dita e fundit për dorëzimin e fletëparqitjes 04 të TVSH-së mujore dhe tremujore. Duke e ndjekur procesin e dorëzimit, është konfirmuar dinamikë e ngadalësuar në dorëzimin e fletëparaqitjeve mujore dhe tremujore të TVSH-së në nivelin tremujor. 

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot shpalli thirrjen e re publike që ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për vendosjen dhe avancimin e konceptit të ekonomisë cirkulare për vitin 2024. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në këtë thirrje publike kompanitë mund të aplikojnë për investimet si vijon: Zhvillim dhe zbatim të modeleve cirkulare të biznesit ose sistemeve organizative që çojnë në uljen e mbetjeve në procesin e mëtejshëm të zbatimit të projektit.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, sot mori pjesë në panel-diskutimin “100% të përkushtuar për ty” në të cilin u shqyrtuan çështjet më aktuale në mjedisin jetësor. Në fjalimin e tij, Mexhiti, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria po ballafaqohen me sfida të shumta në mjedis në kohë krize energjetike, dekada të ndotjes së ajrit, mënjanimit të mbeturinave historike, ballafaqimit me problemet e menaxhimit të mbeturinave, sigurimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë, largimit dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe mbrojtjes së vlerave natyrore dhe të biodiversitetit.

Shkup - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Tatjana Vasiq-Bozaxhieva sot zhvilluan takim pune me anëtarët e Forumit ballkanik të Gjykatave kushtetuese. Pjesëmarrësit në takim, siç kumtoi Gjykata kushtetuese, përpunuan Statutin e organizatës, përgatitën plane për strukturën e Forumit, identitetin dhe ndikimin e tij në shtete, mënyrën e financimit dhe vendosjen e kontakteve për koordinimin dhe aktivitete nga secila gjykatë.

Shkup - Takimi i Komisionit të përbashkët multidisiplinor ekspert për çështje historike dhe arsimore, që sot dhe dje janë mbajtur në Shkup, ka kaluar në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me diskutim dinamik dhe të hapur për çështjet nga sfera e punës së Komisionit, kumtuan nga Komisioni për çështje historike me Bullgarinë.

Shkup - Kompanitë në Bashkimin Evropian i përballuan relativisht mirë goditjet shëndetësore dhe tregtare, si dhe çmimet gjatë katër viteve të fundit dhe kanë rritur ambiciet e tyre për transformimin e gjelbër dhe digjital, sipas një ankete të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI). Anketa e Investimeve e BEI-t, 2024, e publikuar në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington, përshkruan një pamje të udhëheqjes së bizneseve të BE-së në tranzicionin e gjelbër dhe përforcimin e zinxhirëve të tyre të furnizimit përballë rreziqeve të shtuara gjeopolitike dhe ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka inspektuar rindërtimin e objekteve të Departamentit për punë civile të MPB-së në ndërtesën e RTVM-së. Projekti për rinovimin e këtyre ambienteve ka nisur jo shumë kohë më parë, pasi turmat që u shkaktuan nga ndryshimet e dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues u tejkaluan plotësisht, me qëllim modernizimit dhe krijimit të shërbimeve më të shpejta dhe më efikase për qytetarët.

Tetovë - Në organizim të Parlamentit studentor të Universitetit të Tetovës dje në qytetin e Tetovës u zhvillua aktiviteti sensibilizues për parandalimin dhe ndërgjegjësimin në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kryetari i Parlamentit studentor, Ladon Murseli dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, prof. dr. Nevzat Elezi, së bashku me stafin akademik dhe studentët, në këtë veprimtari që përkon me “Tetorin Rozë”, kanë theksuar rëndësinë e ngritjes së vetëdijes në parandalimin e sëmundjeve siç është edhe kanceri i gjirit. 

Strugë - Ideja për hapjen e një reparti për gra në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese të tipit të hapur në Strugë është riaktualizuar gjatë vizitës së sotme të ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov dhe takimit me drejtuesit e burgut. Sipas ministrit dikasterial i gjithë departamenti i grave nga burgu në Idrizovë do të transferohej në burgun e Strugës, ndërsa të burgosurit nga Struga do të transferoheshin në një burg tjetër.

Strugë - Instituti falje është një gjë shumë e rëndësishme në vend. Nuk duhet të lejojmë që të bëhet objekt i lojërave dhe zënkave ditore politike, ndërsa neve kjo po na ndodh. Të dënuarit duhet t'i dërgojmë në risocializim. Nuk mund t'i gjykojmë përsëri publikisht, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me faljen e të burgosurve pas vizitës në Institucionin ndëshkues përmirësues të llojit të hapur në Strugë.

Tiranë - Instituti për statistikë, INSTAT sot publikoi se në periudhën janar-shtator këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 9.680.030 turistë të huaj ose 16,7 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ai numër ishte 8.294.600 turistë. "Qëllimi i hyrjes në territorin e Shqipërisë i shtetasve të huaj, në mbi 90 për qind është për shkak të pushimit dhe vizitës së familjeve. Në periudhën gjatë 9 mujorit është shënuar rritje e ndjeshme e hyrjes së shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale", qëndron në raport.

Beograd – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi sot në Beograd në konferencë për media me presidentin Aleksandar Vuçiq se BE-ja është partner tregtar numër një i Serbisë, e cila ka rezultate gjithnjë e më të mira ekonomike dhe theksoi se është në rrugë të mirë që nga viti i ardhshëm të bëhet pjesë e zonës së vetme për pagesa në euro, që do ta lehtësojë transferimin e parave dhe do t’i bëjë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lirë, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Bruksel - Miliarderi Ilion Mask rregullisht ishte në kontakt me presidentin rus Vlladimir Putin nga fundi i vitit 2022, thuhet në raportin e "Uol strit xhërnal", ndërsa transmeton "Politiko". Sipas burimeve të inteligjencës, Mask dhe Putin vazhduan bisedimet e tyre dhe këtë vit, ndërsa Mask ka intensifikuar kritikat e tij për mbështetjen ushtarake amerikane ndaj Ukrainës dhe aktivisht u përfshi në fushatën zgjedhore të kandidatit republikan dhe ish presidentit, Donald Tramp.

Bruksel - Duke e bërë Ukrainën më të fortë edhe ne bëhemi më të fortë, sepse beteja për të mbështetur Ukrainën është gjithashtu një betejë për idetë, parimet dhe vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, porositi Presidenti i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, në intervistë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA.

Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se SHBA-ja i shfrytëzon organizatat terroriste në Lindjen e Mesme që të garantojnë siguri të Izraelit, njofton Anadolia. "Fakt mirë i njohur është se SHBA-ja i shfrytëzon organizatat terroriste në rajon për interese të larta, por edhe për sigurinë e Izraelit", tha Erdogan në fjalimin para gazetarëve në aeroplanin presidencial gjatë kthimit të tij nga Rusia pas Samitit të BRIKS-it.

Bejrut - Misioni paqeruajtës i KB-së në Libanin jugor kumtoi se një nga objektet e tij u sulmua përsëri nga ushtria izraelite, njoftoi DPA. Paqeruajtësit të cilët kanë qenë në detyrë në qytetin Deira vëzhguan ushtarët izraelitë të cilët pasi panë se po vëzhgoheshin, hapën zjarr. Në një tjetër incident të mërkurën, ekipet mjekësore u sulmuan gjatë transferimit të një pacienti.

Londër - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken bëri thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike për konfliktin në Liban mes Izraelit dhe grupaiconit proiranian Hezbollah, si dhe për mbrojtje të civilëve nga forcat ushtarake. "Ekzistojnë nevoja urgjente për zgjidhje diplomatike (të konfliktit) në Liban dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, për garanci të vërtetë të sigurisë së kufirit mes Izraelit dhe Libanit", deklaroi Blinken.

Kiev - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka refuzuar sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh për vizitë në Kiev për shkak të pjesëmarrjes së tij në takimin e BRIKS në qytetin rus Kazanj. "Pas Kazanjit, ai (Gutereshi) dëshironte të vjen në Ukrainë, por presidenti nuk e konfirmoi atë për shkak "poshtërimit" që iu bë ligjit ndërkombëtarë në Kazanj", deklaroi një përfaqësues i lartë i presidencës së Ukrainës.

Manila - Të paktën 65 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet pasi stuhia tropikale "Trami" sot goditi pjesën veriperëndimore të Filipineve. Autoritetet kërkuan varka shtesë shpëtimi për të evakuuar mijëra njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar. Meteorologët paralajmërojnë se stuhia mund të mos ketë përfunduar ende. Sipas tyre, "Trami" e cila është stuhia e 11-të dhe më vdekjeprurëse e vitit në Filipine javën e ardhshme mund të bëjë "kthesë" për shkak të erërave në Detin e Kinës Jugore.

Shën Peterburg - Katër persona janë hospitalizuar me lëndime pasi një burrë me thikë i ka sulmuar në një supermarket në "Bulevadin e astronautëve" në zonën moskovite Shën Petersburg. I dyshuari është arrestuar, kumtoi shërbimi për shtyp i Komitetit hetues të Rusisë. "Sipas të dhënave paraprake, sulmuesi sot ka sulmuar vizitorët dhe i ka goditur me thikë në ambientet e shitores 'Okej' në 'Bulevardin e astronautëve'. Katër viktima me lëndime të shkallëve të ndryshme janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. I dyshuari është arrestuar në vendin e krimit", theksohet në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR