• e enjte, 24 tetor 2024
MIA Flesh

15:00/24 tetor/2024

Shkup - Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 17-të, por për shkak të angazhimeve të deputetëve, është ndërprerë dhe do të vazhdojë javën e ardhshme, siç paralajmëroi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski. Paraprakisht, deputetët miratuan Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar, me të cilën bëhet harmonizimi me Ligjin për organet e administratës shtetërore dhe Ligjin për kundërvajtje.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferncën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen theksoi se nevojitet sinergji e përpjekjeve që investohen në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe reformat konform standardeve evropiane nga njëra anë dhe ruajtja e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve nga ana tjetër. Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse në BE ka disponim për planin për ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar dhe nëse do të merrnin ndonjp garanci nëse ato zbatohen, se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria, mickoski përmendi se vetëm me atë sinergji do të arrihet deri në qëllimin përfundimtar e ajo është që venndi të bëhet pjes e familjes evropiane.

Shkup - Ne kemi qëllim të njejtë, ndërsa ai është të hapet klasteri i vlerave fundamentale sa më shpejtë të jetë e mundur. Pothuasje të gjithë atje, duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese për të cilat shteti juaj u dakordua se do t'i bëjë. Me dialog të përbashkët shpresoj se të gjitha forcat politike do të bashkohen në vend dhe do t'i bëjnë hapat e duhur të përbashkët për përparim dhe jam e bindur njejtë si ju se mund t'i tejkalojmë pengesat që ekzistojnë, tha kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski.

Shkup - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot në Shkup në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Hristian Mickoski theksoi se po i bëjnë të gjitha përpjekjet me qëllim që vendi t'i hapë negociatat për klasterin e parë "Themelet", por shtoi se duhet të përpunohen edhe ndryshimet kushtetuese. Fon der Lajen në pyetjen e gazetarëve për atë nëse konsideron se kushtëzimet ndaj vendit për ndryshime kushtetuese janë diskriminuese, por edhe nëse ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyp janë të pranueshme, tha se BE-ja do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut që ta zbatojë obligimin e ndërmarrë në çdo pjesë të rrugës.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mjedist jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim ambasadorin e Malit të Zi , Zoran Miljaniq, me të cilin biseduan për mundësitë për zhvillimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, informojnë nga MMJPH. Ambasadori Millaniq e vlerësoi këtë takim si mundësi të shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Shkup - Në Regjistrin nacional elektronik të rregullave (ENER) nesër do të vendosen pesë propozim ligje nga fusha e arsimit, tre të reja për arsim të mesëm, për arsim dhe trajnim profesional dhe për arsim të të rriturve, si dhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e mesëm dhe të Ligjit për Kornizën nacionale për kualifikime. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska konsideron se deri në fund të nëntorit ligjet do t'i dërgohen Kuvendit. Siç deklaroi sot, në propozim-vendimet është rregulluar gjithçka që ka munguar, për ç'shkak pritet që ligjet të kalojnë shpejtë dhe të fillojë implementimi i tyre.

Shkup - Çdo paralajmërim për prishje të unitetit të BNJVL-së e dëmton edhe BNJVL-në edhe të gjitha komunat, vlerëson ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski pas paralajmërimeve të komunave Strumicë dhe Karposh që të dalin nga BNJVL. "BNJVL është shoqata e vetme e njësiteve  të pushtetit lokal, e cila ka mandat që t'i përfaqësojë interesat e tyre para Qeverisë. Është mirë që edhe në të ardhmen të mbetet kështu. Sjellja e këtillë e prish seriozisht pozicionin e BNJVL-së, për shkak se vetëm BNJVL-ja mund të jetë pafrtner serioz i Qeverisë në bisedimet për avancimin e sistemit të pushtetit lokal dhe zhvillimit të komunave, prapa së cilës ka qëndruar kjo Qeveri në mënyrë shumë transparente dhe të qartë dhe përmes zgjidhjeve konkrete këtë tashmë e konfirmojmë", thotë Perinski në një deklaratë për MIA-n.

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot e mban mbledhjen e 503-të në të cilën solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të pensionimit të gjyqtares Marica Avramçeva Zafirova, kryetare e Gjykatës Themelore në Gjevgjeli, ku për u.d. kryetarja e caktoi gjyqtaren Maja Avramova e cila është edhe kandidate për kryetare të gjykatës. Në mbledhjen e sotme, Këshilli solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të kryetarëve të Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe Gjykatës Themelore në Kratovë. Njëherit, zgjodhi edhe gjyqtaren e jurisë në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit dhe Gjykatën Themelore - Gjevgjeli.

Shkup - Ndihma teknike e Thesarit të SHBA-së është e mirëseardhur dhe e dobishme në përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Ekspertët nga Thesari i SHBA-së punojnë në disa sektore në Ministrinë e Financave, Drejtorinë Doganore dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet MF-së dhe Zyrës së Ndihmës Teknike të MF-së së SHBA-së. Kjo u konstatua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me Luyen Tran zv.sekretare për ndihmë teknike në Thesarin e SHBA-së, Rebecca Gorin nga Zyra e Evropës dhe me ndihmësdrejtorët e involvuar në aktivitetet në vend. 

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorja e Rumanisë, Adela Monika Aksinte sot në takim, mes tjerash, kanë biseduar për mundësitë e krijimit të linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Bukuresht, si dhe lidhjen me aeroportin Shën Apostul Pali në Ohër. Në takimin e Nikolloskit dhe Aksintes për politikat aktuale dhe marrëdhëniet ekonomike mes të dyja vendeve, theksi u vendos në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet. "Ministri Nikolloski e njoftoi ambasadoren me agjendën qeveritare në pjesën e realizimit të projekteve kapitale, duke potencuar projektet e infrastrukturës. Gjithashtu ai shtoi se Qeveria është veçanërisht e fokusuar në lidhje të shpejtë dhe cilësore me vendet e Evropës Qendrore. Në takim u bisedua edhe për krijimin e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Bukuresht, si dhe lidhjen me aeroportin Shën Apostul Pali në Ohër", njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Shkup - Të rinjtë në Maqedoni të Veriut më së shumti nga të gjitha shtetet në Evropën Juglindore shprehën dëshirl për t'u larguar nga vendi për shkak të standardit të keq social, jetësor dhe kushteve. Hulumtimi i Fondacionit "Fridrih Ebert" ka treguar 42,67 për qind e të rinjve në vend dëshirojnë të emigrojnë jashtë vendit. E dyta në rajon është Shqipëria, ku 36,95 për qind e të rinjve do të donin të largoheshin jashtë vendit, e më pas radhiten Greqia me 31,26 për qind, Bosnja e Hercegovina me 31,18, Kosova me 27,83 për qind, Serbia dhe Sllovenia me 25 për qind, në Kroaci ajo përqindje është 21,26, ndërsa në Mal të Zi 2,59.

Shkup - Zbatimi i standardeve dhe rregulloreve të cilat i zbatojnë bankat qendrore në Eurosistem në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe praktikat e mira moderne për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të proceseve në këtë fushë, është një nga angazhimet e Bankës Popullore. Për atë qëllim, siç informojnë nga Banka, në ditët e kaluara janë realizuar bashkëpunime bilaterale të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut me Bankën Popullore të Sllovakisë, në kuadër të fazës së dytë nga Programi Rajonal për Forcimin e Kapaciteteve në Bankat Qendrore të Ballkanit Perëndimor, të financuar nga Bashkimi Evropian. 

Shkup - Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare për tremujorin e parë të këtij viti arrin 1.928.611, nga të cilët 984.939 parapagues postpejd rezidencial, 249.194 postpejd afarist dhe 694.478 pripejd. Krahasimi i të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike tregon se vazhdon rënia e numrit të parapaguesve në telefoninë celulare pasi në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u regjistruan 1.950.114, ndërsa në kuartalin e tretë të vitit të kaluar 2.074.021.

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies së pacipë të automjetit të kolegut Bllagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe media onlajn M-net nga Shtipi."Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kalur në të cilën automjeti i gazetarit dhe redaktorit të televizionit të Shtipit M-net, ishte djegur nga ana e disa autorëve të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij. Me këtë autorët e veprës kanë rrezikuar të shkaktojnë edhe më shumë dëme për sa i përket ekspozimit të një rreziku potencial për sigurinë e familjarëve të gazetarit dhe fqinjëve të tij", thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Strumicë - Komuna e Strumicës nga sot heq dorë nga anëtarësimi në Bashkësinë e Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), ndërsa kryeari Kostadin Kostadinov do të japë dorëheqje në funksioni anltar i Këshillit drejtues. Braktisja e BNJVL-së është në shenjë revolte për shkak të sjelljes indiferente ndaj Strumicës dhe qytetarët e saj në periudhën kur ata përballen me njërën nga sfidat më të mëdha - ujin e pijshëm, e cila paraqet element bazik të jetesës, por edhe për shjaj të sjelljes së njejtë pas refuzimit të Qeverisë së projektit të vetëm nga Strumica për realizimin me mjete nga kredia financiare, njoftuan sot nga pushteti lokal pasi që mbrëmë vendimi i këtillë e paralajmëroi Kostadin Kostadinov.

Shku - Sot me urdhër gjyqësor, nëpunës policorë të SPB Manastir në fshatin Sveti Mitrani-Krushevë, kanë kryer bastisje në shtëpi pronë e G.B. (38) nga f. Shën Mitrani. MPB-ja kumtoi se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë, një pistoletë, dy karikatorë për pistoletë dhe plumba për pistoletë.

Prishtinë - Komandanti i KFOR-it, Enriko Barduani, në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti theksoi përkushtimin e fortë të KFOR-it, për promovimin e përpjekjeve për sigurimin e koordinimit dhe uljes së potencialit për veprime që mund të çojnë në tensione. "Kjo do të jetë shtylla e mbështetjes për të gjitha përpjekjet e mia dhe të gjitha aktivitetet e përditshme të KFOR-it", tha Barduani, citoi KFOR-i në kumtesë.

Budapest - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbani në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve në Budapest tha se BE-ja po mundohet ta rrëzojë qeverinë e tij dhe të vendosë një regjim marionetë në Hungari. Ai të mërkurën e mbajti fjalimin me rastin e festës kombëtare hungareze të kryengritjes anti-sovjetike të vitit 1956 dhe tërhoqi paralele midis pushtimit të jashtëm historik dhe politikës bashkëkohore të BE-së, raporton Njuzvik. "Politika e pavarur hungareze është e papranueshme për Brukselin. Prandaj aty njoftuan se do të lirohen nga qeveria nacionale e Hungarisë. Ata njoftuan edhe se do të formojnë qeveri marionetë në Bruksel", tha Orbani. 

Bruksel - Rusia nuk arrin ta marrë mbështetjen që kërkon nga vendet e BRIKS-it, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian si përgjigje e pyetjes lidhur me takimin në Kazan. Zëdhënësi shtoi se kjo e tregon izolimin ndërkombëtar të Moskës."Takimi ishte një përpjekje e (presidentit rus Vladimir Putin) ta keqpërdorë kryesimin rus me BRIKS-in, për ta tejkaluar izolimin ndërkombëtar", tha zëdhënësi.

Bruksel - Storja e përbashkët investigative për zhdukjen e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar në BE e titulluar "Të humbur në Evropë" nga një grup mediash nga Gjermania, Italia, Greqia, Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Britania e Madhe, është fituese e Çmimit gazetaresk "Dafne Karuana Galicia" për vitin 2024. Storja zbulon se në periudhën ndërmjet viteve 2021-2023 të paktën 51.433 fëmijë emigrantë të pashoqëruar janë zhdukur pas mbërritjes në vendet evropiane. Me rastin e ndarjes së çmimit, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola vlerësoi se përmes punës së gazetarëve të cilët "jetojnë për ta treguar të vërtetën dhe refuzojnë të heshtin", vazhdon trashëgimia e Dafne Karuana Galicia.

Moskë - Grupi militant palestinez Hamas dëshiron që Rusia t'i bëjë presion presidentit palestinez, Mahmud Abaz për të filluar bisedime për formim të qeverisë së unitetit kombëtar në Gazën e pasluftës, deklaroi Musa Abu Marzuk, përfaqësues i lartë i grupit pas bisedimeve në Moskë, transmetojnë mediumet britanike. Abu Marzul, anëtar i byrosë politike të Hamasit, në Moskë u tkaua me zëvendësministrin rus të Punëve të Jashtme, Mihail Bogdanov. "Biseduam për çështje lidhur me unitetin kombëtar palestinez dhe krijimin e qeverisë e cila do të udhëheqë me Rripin e Gazës pas luftës", tha Marzuk.

Kazan - Presidenti rus Vladimir Putini sot e hapi seancën plenare në kuadër të samitit të BRIKS në Kazan, i cili po mbahet në format të zgjeruar (BRIKS+). Putini kryeson me takimin, puna e të cilit është planifikuar në dy faza - fillimisht seancë, e më pas jë diskutim i të pranishmëve, raportojnë mediat ruse. "Kësaj radhe Rusia si kryesuese ka ftuar fqinjët më të afërt të Rusisë, vendet mike me të cilat kemi një histori të përbashkët jetësore", tha Putini në hapjen e takimit.

Kazan - Perëndimi po e përdor Ukrainën për të krijuar kërcënime kritike për sigurinë e Rusisë, duke injoruar interesat vitale të Federatës Ruse, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putini. "Shkelen parimet e sigurisë së barabartë dhe të pandashme. Po inkurajohen konfliktet ndërshtetërore dhe konfliktet e brendshme", tha Putini në fjalimin e tij në samitin e BRIKS-it në Kazan, raportojnë mediat ruse. Putini theksoi se "një shembull për këtë është Ukraina, e cila u përdor dhe po përdoret për të krijuar kërcënime kritike ndaj sigurisë së Rusisë, duke injoruar interesat e saj vitale, shqetësimet legjitime dhe duke shkelur të drejtat e njerëzve rusishtfolës". 

Teheran - Lideri iranian, ajatollahu Ali Hamnei deklaroi se kundër Teheranit dhe Boshtit të rezistencës, përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, po zhvillohet luftë fizike dhe psikologjike dhe theksoi nevojën për të përforcuar aftësitë mbrojtëse. Ai theksoi "paaftësinë e regjimit izraelit" për ta eleminuar Boshtin e rezistencës, edhe pse sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban vranë më shumë se 50.000 persona, raporton Al Majadin. "Po të mos ishin njerëzit si dëshmori (Jahja) Sinvar, i cili luftoi deri në momentin e fundit, ose të mos ketë njerëz të mëdhenj, si dëshmori Hasan Nasrallah, i cili i kombinoi xhihadin, mençurinë, guximin dhe sakrificën, fati i rajonit do të ishte përcaktuar ndryshe", tha Hamnei në një konferencë në Teheran.

Nion - Kombëtarja e Maqedonisë ka shënuar përparim prej tri pozitash në renditjen e fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të publikuar sot. "Verdhë e kuqtë" u ngjitën nga vendi i 72-të në vendin e 69-të. Përparimi ishte për shkak të dy fitoreve (kundër Letonisë dhe Armenisë) në xhiron e tetorit të kualifikimeve të Ligës së kombeve. Lider në renditje është Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Në Top 10 përfshihen edhe: Anglia, Brazili, Belgjika, Portugalia, Holanda, Italia dhe Kolumbia.

QËNDRONI TË LIDHUR