MIA Flesh
- - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione - Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe Komisioni për financim dhe buxhet. Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet vazhdon debati mbi amendamentet për Propozim- buxhetin për vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme në Propozim- buxhetin janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivel prej 2,2 për qind, si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe i karburanteve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv, si dhe presioni më mesatar nga inflacioni bazë. Eksporti pritet të ketë rritje prej 4,2 për qind, ndërsa importi prej 4,4 për qind si rezultat i pritjeve për stabilizim gradual të rrethinës ndërkombëtare dhe rritjes së kërkesës së jashtme.
- Post By Fitore Curri
- 08:41, 27 nëntor, 2024
9:00/ 27 nëntor/ 2024
Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione - Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe Komisioni për financim dhe buxhet. Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet vazhdon debati mbi amendamentet për Propozim- buxhetin për vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme në Propozim- buxhetin janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivel prej 2,2 për qind, si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe i karburanteve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv, si dhe presioni më mesatar nga inflacioni bazë. Eksporti pritet të ketë rritje prej 4,2 për qind, ndërsa importi prej 4,4 për qind si rezultat i pritjeve për stabilizim gradual të rrethinës ndërkombëtare dhe rritjes së kërkesës së jashtme.
Shkup - Në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup sot do të prezantohet publikimi "Pjesëmarrja e grave nga komunitetet në jetën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut". Siç u paralajmërua, në prezantimin do të mbajnë fjalim u.d. shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa dhe zëvendës kryetarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska. Ky hulumtim ofron shqyrtim gjithëpërfshirës të pjesëmarrjes politike të grave nga komunitetet joshumicë në Maqedoninë e Veriut, duke i theksuar më tepër pabarazitë, me të cilat ballafaqohen gratë nga komunitetet gjatë tentimeve të tyre për t'u përfshirë në jetën politike dhe publike. Hulumtimi do të jetë i qasshëm në gjuhën angleze, maqedonase, shqipe, boshnjake, rome, serbe, turke dhe vllehe.
Shkup - "Gjenerata e ardhshme për menaxhim dhe inovacion në administratën publike" është tema e Konferencës vjetore ministrore të Shkollës rajonale të administratës publike (ReSPA) e cila do të mbahet sot në Shkup. Ministria e Administratës Publike prej mbrëmë është nikoqire e konferencës dyditore në nivel ministror të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor nën organizimin e ReSPA-s. Në konferencën për dialogun e politikave të nivelit të lartë (HLPD) për administratën publike në Ballkanin Perëndimor, sot do të ketë fjalim kryeministri Hristian Mickoski. Nga kjo ngjarje pritet të dalin konkluzione dhe dokumente strategjike ku siç deklaroi mbrëmë ministri i Administratës Publike, Goran Minçev qartë do të tregojmë rrugën tonë drejt reformave të ardhshme në administratën publike.
Ohër - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në fillimin e fazës së tretë të ciklit investues të kompanisë gjermane KOSTAL Maqedoni në Ohër. Faza e tretë e ciklit investues të KOSTAL Maqedoni në Ohër është në vlerë prej 45 deri në 50 milionë euro dhe do të krijojë të paktën 250 vende të reja pune deri në vitin 2028. Me këtë, investimi total i KOSTAL në Maqedoni do të tejkalojë 150 milionë euro, me rreth 1.300 vende pune. Deri tani janë realizuar një pjesë e punësimeve të reja dhe është sjellë një pjesë e pajisjeve të nevojshme për prodhim.
Shkup - Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të premten do të mbajë mot stabil dhe i qetë, në lugina me paraqitje të mjegullës dhe temperatura të ulëta ditore.
Sofje – Deputetët në Parlamentin bullgar sot do të bëjnë përpjekjen e gjashtë që të zgjedhin kryetarin e Kuvendit të 51-të Popullor pasi nuk arritën sukses javën e kaluar për zgjedhje të re. Deputetët e porsazgjedhur dhanë betimin më 11 nëntor, por parlamenti i ri ende nuk mund të funksionojë për shkak të pamundësisë që forcat politike të bashkohen rreth një kandidati për kryetar në shtëpinë ligjvënëse, informon BTA. Në fillim të kësaj jave, lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi se ka bërë hap prapa, është tërhequr nga propozimi për funksionin kryetar i parlamentit dhe e ka propozuar Atanas Atanasovin nga PP-DB për funksionin. Nga PP-DB në një qëndrim të dërguar në media u përgjigjën se Bojko Borisov për kryeministër është propozim i papranueshëm dhe ata nuk do të marrin në tregti me funksione.
Gjenevë - Më shumë se 40.000 njerëz e kanë braktisur kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens gjatë 10 ditëve të kaluara për shkak të shpërthimit të dhunës së bandave të armatosura, kumtoi Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM). Zyra e KB-së e ka përshkruar situatën me shpërnguljen e njerëzve për shkak të dhunës, si më të keqen në dy vitet e kaluara. Gjithsej 40.965 njerëz e kanë braktisur kryeqytetin mes 11 dhe 20 nëntor, si rezultat të dhunës, publikoi IOM. "Shkalla e kësaj shpërngulje është pa precedent nga fillimi i përgjigjes sonë ndaj krizës humanitare në Haiti në vitin 2022", tha Gregoar Gudshtajn, shef i IOM në Haiti, thuhet në kumtesë.
Bejrut - Armëpushimi mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, filloi sot. Tani për tani nuk ka raporte për shkelje eventuale të armëpushimit. Izraeli njoftoi se do të sulmojë nëse Hezbollahu e shkel armëpushimin. Armëpushimi parashikon në fillim ndërprerje dymujore të lufirmeve dhe Hezbollahu ta ndëpresë praninë e vet të armatosur në Libanin jugor, ndërsa forcat izraelite të kthehen në anën e tyre të kufirit. Mijëra ushtar shtesë libanezë dhe paqesorë të KB-së do të sistemohen në jug të vendit, ndërsa grupi ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA-ja do ta ndjek respektimin e marrëveshjes. Zëdhënësi i ushtrisë libaneze i paralajamëroi personat e evakuar në Libanin jugor, ende të mos kthehen në shtëpitë e tyre.
Bruksel – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se armëpushimi i paralajmëruar në Liban ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut është “lajm shumë inkurajues, para së gjithash për popullin libanez dhe izraelit të goditur nga këto konflikte”. “Libani do të mund ta fuqizojë sigurinë dhe stabilitetin e tij të brendshëm falë ndikimit të ulur të Hezbollahut”, shkroi grupi i armatosur i fuqishëm i Libanit i mbështetur nga Teherani, shkroi fon der Lajen në rrjetin social Blluskaj. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi se “marrëveshja për armëpushim në Liban është lehtësim për situatën shkatërruese në Lindjen e Mesme”. Ministrja gjermane e punëve të jashtme Analena Berbok e përshëndeti armëpushimin e paralajmëruar në Liban mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe tha se ai është “një rreze shprese për të gjithë rajonin”.
Uashington - Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp ka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim me Shtëpinë e Bardhë që do t'u lejojë kandidatëve për poste të reja të takohen me kolegë në departamente dhe agjenci, përpara tranzicionit të pushtetit në janar. Suzi Vajls e cila do të jetë shefe e kabinetit të Trampit, theksoi në kumtesë se ekipi i tranzicionit nënshkroi memorandum me "Shtëpinë e Bardhë të presidentit Xho Bajden". "Ky emërim u mundëson kandidatëve tanë të kabinetit të fillojnë përgatitjet më kritike, duke përfshirë dhe vendosjen e ekipeve fillestare në çdo departament dhe agjenci dhe të përfundojnë një tranzicion të rregullt të qeverisë", theksoi Vajls.
Uashington - Prokurori i posaçëm amerikan Xhek Smit kërkoi mbrëmë që çështja federale lidhur me posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara kundër presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp të pezullohet, pasi ka kufizime ligjore për ndjekjen penale të presidentit. "Kërkesa e prokurorit për tërheqjen e ankesës kundër Donald Trampit është pranuar", deklaroi sekretari i Gjykatës së Apelit, njoftojnë mediat amerikane. Vendimi bazohet në politikën shumëvjeçare të Ministrisë së Drejtësisë që ndalon ndjekjen penale të presidentit.
Gazë – Hamasi është i gatshëm të arrijë armëpushim në Gazë, deklaroi një përfaqësues i lartë i grupit palestinez, duke e përshëndetur armëpushimin që u vendos në Liban. “I informuam ndërmjetësuesit në Egjipt, Katar dhe Turqi se Hamasi është i gatshëm për marrëveshje për armëpushim dhe marrëveshje serioze për shkëmbim të të burgosurve”, deklaroi funksionari, por e akuzoi Izraelin për pengimin e marrëveshjes.
Dakar - Interpoli ka arrestuar 1.006 të dyshuar në vendet afrikane gjatë një operacioni kundër luftës së krimit kibernetik që zgjati dy muaj. Operacioni "Serengeti" realizuar me Afripolin - agjenci policore e Unionit Afrikan ka zgjatur prej 2 shtatorit deri më 31 tetor në 19 vende afrikane dhe ishte drejtuar kundër kriminelëve të cilët qëndronin pas zhvatjes digjitale dhe mashtrimit onlajn, theksohet në kumtesën e Interpolit.
Mançester - Mançester Siti mbrëmë është ndarë me barazim 3:3 ndaj Fejenordit në kuadër të xhiros së 5-të të Ligës së kampionëve. Gjatë ndeshjes “Qytetarët” kanë pasur epërsi 3:0. Erling Haland ishte dy herë golashënues (minuta 44 dhe 53), ndërsa Ilkaj Gundogan shënoi në minutën e 50-të. Klubi holandez është rikthyer në 15 minutat e fundit të ndeshjes me golashënuesit - Anis Haxhi-Musa (minuta 75), Santiago Himenez (82) dhe David Gancko (89). Mançester Siti (8 pikë) vazhdon serinë pa fitore në të gjitha garat në gjashtë ndeshje dhe gjendet në vendin e 15-të në tabelën e Ligës së kampionëve. Fejenordi është në vendin e 20-të me shtatë pikë. Në xhiron e ardhshme skuadra e Pep Guardiolës do të luajë kundër Juventusit, ndërsa ekipi holandez pret Spartën. Të dyja ndeshjet do të luhen më 11 dhjetor.
Mynih - Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Leon Gorecka i ka shprehur impresionet e tij pas fitore ndaj PSZH-së (1:0) në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve. "Kjo ishte një ndeshje mjaftë e tensionuar. Prej më herët e dinim çka të presim. Nga formacioni i tyre ishte e qartë se me katër mesfushorë, kundërshtari do të tentojë ta mbajë topin dhe të testojë deri ku jemi të gatshëm, por ne e arritëm qëllimin. Bukur është që përpjekjet janë shpërblyer me rezultat pozitiv", deklaroi Gorecka për ueb faqen e UEFA-s. Bajerni i Mynihut tani ka nëntë pikë dhe gjendet në vendin e 11-të në tabelë. Parisienët deri tani kanë vetëm katër pikë dhe janë në pozitën e 26-të.