• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00 / 22 korrik 2023

Shkup – Aktivitetet e partive politike nuk kanë të ndaluar këtë verë, me gjithë temperaturat e larta, në pritje të epilogut me ndryshimet kushtetuese nga njëra anë dhe kërkesën për zgjedhje të shpejta në vjeshtë të bllokut opozitar nga ana tjetër, apo zgjedhjet presidenciale në pranverë, e më pas edhe zgjedhjet parlamentare, siç insiston pushteti.

Shkup – Jeni në një moment kyç të eurointegrimeve tuaja. Nuk është detyra jonë t'ju tregojmë se çfarë të bëni, është detyra jonë ta ndajmë perspektivën se është koha për t'i shfrytëzuar nga mundësitë që i keni krijuar tani pas agresionit rus në Ukrainë. Viti i ardhshëm do të jetë më i vështirë, pasi BE-ja me siguri të fokusohet më shumë tek vetja në kontekstin e ndryshimeve institucionale që do të pasojnë pas zgjedhjeve për Parlamentit Evropian.

Shkup -  Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot në mëngjes rreth orës 3:30, është djegur një automjet për udhëtarë në rrugën "Strumiçka" në Komunën e Çairit. "Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është bërë denoncim se rreth orës 03:30 në rr. "Strumiçka" ka ndodhur një zjarr mbi automjetin për pasagjerë "audi" me targa të Shkupit, në pronë të dhe i parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi", thonë nga MPB.

Shkup - Komuna e Shuto Orizares njoftoi se sot do të organizojë aksion për pastrimin e deponisë në Vizbeg.

Shkup - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për dalje nga shteti, vërehet frekuentim i rritur i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 40 minuta", informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë. 

Shkupi - Është e qartë se tani ekziston një mundësi e madhe dhe unike përsa i përket zgjerimit. Ju keni bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së dhe tani është e rëndësishme të ndërmerren hapat e ardhshëm të dakorduar, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Korniza e negociatave mbështetet nga të 27 vendet anëtare, nuk ka kushte të reja, dinamika e reformave do ta përcaktojë shpejtësinë e procesit të anëtarësimit.

Bruksel - Policia belge ka kryer bastisje në gjashtë prona të eurodeputetes nga Belgjika, Marija Arena dhe anëtarëve të familjes së saj, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e saj në skandalin e korrupsionit "Katargejt", e cila e tronditi Parlamentin Evropian mbi akuzat se deputetët dhe anëtarët e familjeve të tyre ishin "të ndikuar nga qeveritë e Katarit, Marokut dhe Mauritanisë. 

Berlin - Në moshën 74-vjeçare në Paris vdiq Zhozefina Çaplin, vajza e komikut legjendar Çarli Çaplin, njofton DPA. Aktorja ka vdekur më 13 korrik, publikuan dje gazetat amerikane, duke iu referuar familjes së saj. Familjarët paraprakisht e publikuan vdekjen e saj në njoftimin për varrim në gazetën ditore franceze "Figaro".

Bruksel - Turqia në një të ardhme të afërt nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian, deklaroi shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, duke shtuar se procesi inkuadrues mbetet "i ngrirë" për shkak të, siç tha, "problemeve me të drejtat e njeriut".

Kiev - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski deklaroi se ura "Kerç", që e lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë "sjell luftë, jo paqe" dhe për këtë arsye është një objektiv ushtarak. Në shpërthimet e së hënës në urë u vranë dy civilë dhe u çaktivizuan një pjesë e rrugës përgjatë saj, e cila kohët e fundit u kthye në shërbim të plotë pasi u dëmtua rëndë në një sulm të ngjashëm në tetor.

Pretoria - Qeveria e Afrikës së Jugut do ta kishte arrestuar presidentin rus Vlladimir Putin nëse ai do të kishte hyrë në vend, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Drejtësisë, e cila u publikua dje nga Aleanca Demokratike e opozitës, njoftoi DPA.

Xhuno - Katër persona e humbën jetën kur një helikopter u rrëzua në liqen në rajonin Sloupi Verior, në shtetin federal amerikan Alaska, kumtuan persona zyrtarë. Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, ndërsa jetën e humbën piloti dhe tre të punësuar në Sektorin për Hulumtime gjeologjiko-gjeofizike të cilët kanë punuar në terren kumtuan autoritetet.

Seul - Koreja e Veriut përsëri sot hodhi disa raketa pritëse drejt Detit të Verdhë, në perëndim të Gadishullit Korean, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Ky është lëshimi i fundit i raketës së Koresë së Veriut që prej tre ditësh ky vend i izoluar lëshoi ​​dy raketa të tjera balistike, ndërsa Pheniani dhe Uashingtoni e përforcojnë performancën e tyre të forcës ushtarake në ngecjen mbi programin e armëve bërthamore dhe raketave të këtij vendi.

Uashington - Një nga shembujt e shumtë që lufta në Ukrainë është një gabim strategjik për Moskën është se Rusia dhe udhëheqësi i saj Vladimir Putin kanë një reputacion krejtësisht të zvogëluar në botë, ndërsa një shembull i kësaj është pamundësia e presidentit rus për të udhëtuar në samitin BRIKS në Afrikën e Jugut, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.

Fort Loderdejl - Ylli argjentinas i futbollit Lionel Mesi e shënoi golin e tij debutues me fanellën e Inter Majamit, duke shënuar në minutën e 94-t nga një goditje e lirë për triumfin e klubit të tij të ri. Në Fort Loderdejl, në Florida, Interi mbrëmë me 2-1 e fitoi klubin meksikan Kruz Azul në ndeshjen nga Kupa e Ligës atje, një kompeticion i sapoformuar në të cilin marrin pjesë skuadra nga MLS amerikane dhe nga liga meksikane. 

QËNDRONI TË LIDHUR