• e shtunë, 04 prill 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/3 prill/2026

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Federatës ruse, Dmitrij Konstantinoviç Zikov.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Perusë me seli në Bukuresht, Gloria del Karmen Olivares.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me zëvendësministrin Gjoko Vellkovski dhe me kryetarin e Komunës së Gjorçe Petrov-it, Aleksandar Stojkovski, e vizituan Shoqatën për mbështetje dhe trajtim të personave me spektrin autik dhe zhvillim atipik "Në Botën Time" – Shkup, si pjesë e aktiviteteve në muajin e ndërgjegjësimit për autizmin.

Tetovë - Komuna e Tetovës sot ishte nikoqire e mbledhjes së Unionit të komunave shqiptare në rjaonin e Ballkanit. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informoi se në këtë takim pati diskutime me qëllim që të shqyrtohen prioritetet  punuese për vitin 2026.

 Shkup - Profesori i së drejtës së punës, Llazar Jovevski, vlerëson se nënshkrimi i 60 marrëveshjeve kolektive individuale me institucione të sektorit publik dhe shtetëror përbën një moment historik në këtë fushë, sepse, siç thekson ai, veçantia qëndron në faktin se në këtë mënyrë trajtohen shumë më thellë çështje të caktuara që lidhen dhe janë të rëndësishme për vetë të punësuarit. Në këtë mënyrë, thotë ai, krijohet një gamë e gjerë e të drejtave të përmirësuara që vlejnë për të gjithë punonjësit, ndërsa kulmi i të gjithë procesit është rritja e pagave, e cila për rreth dy vite pritet të arrijë rreth 42 - 43 për %. Sipas tij, kjo është diçka që nuk ka ndodhur më parë në këtë formë në Maqedoni, nisur nga pavarësia e deri më sot.

 Shkup - Planet dhe projektet për fillimin e mandatit të tij ishin në fokus të takimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në vendin tonë, Kristof Le Rigolaer dhe Petra Dreksler, njoftoi PPRMV-së. "Dy përfaqësuesit e lartë diplomatikë e uruan Saveskin për zgjedhjen e tij në pozicionin e lartë dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të prokurorisë, duke theksuar veçanërisht faktin se gjyqësori është një themel qendror për anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Evropian", theksohet në komunikatën e PPRMV-së.

Shkup - Gjykata Themelore e Manastirit e pranoi propozimin për paraburgimin e banorit të dyshuar të Manastirit i punësuar në një institucion arsimor i dyshuar për pornografi të fëmijëve në rastin që është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për keqpërdorimin e fëmijëve në internet, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prokuroria Themelore Publike e Manastirit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër banorit 31 vjeçar të Manastirit, i dyshuar për vepër penale prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve. Siç njoftojnë nga Prokuroria, rasti është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për keqpërdorim onlajn të fëmijëve, që rezultoi nga një aksion i udhëhequr nga Policia federale australiane.

Tetovë - Universiteti i Tetovës i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, prorektoria për Financa Prof. Dr. Aida Baftjari Yzeiri dhe dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, sot në Shkup morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi (INOVA) dhe universiteteve shtetërore në vendin tonë. Në këtë solemnitet, siç theksohet në komunikatën e Universitetit të Tetovës,  ku ishte i pranishëm edhe kreu i Qeverisë së RMV-së, u tha se roli i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe i universiteteve, është i një rëndësie të veçantë në ndërtimin e një sistemi që do të mundësojë zhvillimin e kuadrove të përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore.

Seul - Presidenti francez, Emanuel Makron sot u bëri thirrje vendeve aleate t'i bashkojnë forcat dhe të përballen me SHBA-në dhe Kinën.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se SHBA mund ta hap "lehtë" Ngushticën e Hormuzit, që, siç tha, mund të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike. "Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi. Ky do të ishte një përfitim i madh për botën???", shkroi Trampi në platformën Truth Social. Rreth një e pesta e naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm në botë transportohet zakonisht përmes Ngushticës së Hormuzit.

Teheran - Ushtria iraniane paralajmëroi se do t'i zgjerojë sulmet në rajon nëse SHBA-ja vazhdon të kërcënojë se do ta sulmojë infrastrulkturën iraniane. "Prekeni infrastrukturën dhe ne do ta shkatërrojmë gjithë pronën tuaj dhe infrastrukturën në rajon", tha Ebrahim Zolfagari, zëdhënësi i shtabit kryesor të Hatam al-Anbia. Ai shtoi se paralajmërimi ishte në përgjigje të presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe "kërcënimeve të tij të përsëritura për të shkatërruar urat, termocentralet dhe infrastrukturën elektrike dhe energjetike të Iranit".

Teheran - Korpusi i Gardës revolucionare të Iranit (IRGC) kumtoi se ka rrëzuar dy aeroplanë gjuajtës amerikanë, njëri prej të cilëve është F-35.

QËNDRONI TË LIDHUR