• e premte, 03 prill 2026
MIA Flesh

9:00/ 2 prill/ 2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të 400 кV largpërçues nga TS “Manastiri 2” në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, kufiri Maqedoni e Veriut – Shqipëri. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Mickoski do të mbajë fjalim para të pranishmëve. Në kuadër të ngjarjes janë parashikuar fjalime edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë, si dhe partnerë dhe mbështetës ndërkombëtarë të projektit, përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimin Evropian.

Shkup– Në Rektoratin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot do të mbahet Forum “E ardhmja e punës në epokën e inteligjencës artificiale”, në organizim të Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politike – Juridike (ISPPI). Ngjarja, sipas organizatorëve, ka për qëllim të hapë diskutim profesional dhe publik për ndikimin e inteligjencës artificiale mbi tregun e punës, organizatave, politikave publike dhe zhvillimit të fuqisë së punës.  Në kuadër të hapjes janë paraparë fjalime përshëndetëse nga ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prorektorja për arsim në UCM, prof.dr. Sonja Topuzovska dhe drejtori i Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politike – Juridike, prof. dr. Petar Atanasov. 

Shkup - Pjesëtarët e Brigadës së parë këmbësorike sot në kazermën "Strasho Pinxhur" - Petrovec do ta shënojnë Ditën e Njësisë. Brigada e Parë e Këmbësorisë feston ditën e saj më 2 prill – datën e transformimit të saj dhe marrjes përsipër të detyrave dhe përgjegjësive të dy ish-brigadave, duke u bërë kështu njësia më e madhe luftarake në Armatë. Në shënimin pritet të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, Gjeneral-major Sasko Lafçiski, gjeneralë të Ushtrisë, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria, si dhe komandantë të komandave vartëse dhe njësive të Shtatmadhorisë së Armatës së bashku me të ftuar të tjerë.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit të Shëndetësisë, në të cilën në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë.  Me Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor është i harmonizuar me Ligjin për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 64/18 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 45/25), i cili përcakton se personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë për qëndrim dhe kujdes në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me mundësitë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Nxënësit e shkollës së mesme "Vasil Antevski - Dren" nga Shkupi sot do ta vizitojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitetin edukativ "Kam qëndrim!", të organizuar nga Instituti Parlamentar. Aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!“ paraqet simulim të procesit për shqyrtimin e Propozim-ligjit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shkup – Moti sot do të jetë i vranët me reshje të dendura të shiut (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës, ndërsa në male të borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë.  Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.  Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme e cila në disa vende do të arrijë edhe mbi 70 km/h. Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë.

Bruksel – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, javën e ardhshme do të udhëtojë në Uashington në bisedime me presidentin amerikan Donald Tramp.  Siç kumtoi zëdhënësja e tij, Alisoh Hart, vizita në SHBA ishte planifikuar një kohë të gjatë, ndërsa detajet për programin do të publikohen në ditët në vijim.  Takimi pritet të kontribuojë në uljen e tensioneve në Aleancë që lindën për shkak të luftës me Iranin. Trampi kohët e fundit shprehu pakënaqësi me aleatët, të cilët janë distancuar nga ndërhyrja ushtarake amerikane dhe nuk kanë treguar gatishmëri për të marrë pjesë në misione të mundshme për të siguruar transportin e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit. Presidenti amerikan madje deklaroi se mendon edhe për tërheqje të SHBA-së nga NATO. 

Londër - Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Ivet Kuper, sot duhet të jetë nikoqir i bisedave për hapjen e sërishme të linjës kyçe detare në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i cili duhej të mbajë fjalim televiziv mbrëmë, ndërkohë ka dhënë disa deklarata kontradiktore për atë nëse është i gatshëm ta ndalë luftën me Iranin ose ta përshkallëzojë. Britania e Madhe po tenton ta udhëheq iniciativën diplomatike, e cila konsiderohet se përfshin 25 vende si Franca, Gjermania dhe disa vende të Gjirit, për hapjen e sërishme të kalimit, por kryeministri Kir Starmer pranoi se kthimi i rrjedhës së tregtisë globale nuk do të jetë i lehtë.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi se kishte folur me përfaqësuesit e administratës së presidentit, Donald Tramp, rreth garancive të sigurisë për Ukrainën, si dhe për pjesëmarrjen e partnerëve evropianë në atë proces.  "Patëm një bisedë të detajuar me Stiv Uitkof, ndërsa na u bashkuan dhe Xhared Kushner, Lindzi Gream dhe Mark Rute. Diskutuam përforcimin e diplomacisë, hapat e mundshëm, si dhe garancitë e sigurisë dhe rolin e evropianëve", tha Zelenski në video-fjalimin e tij para kombit.  Sipas tij, biseda ishte pozitive dhe u ra dakord për përforcimin e garancive të sigurisë. 

Uashington - Çmimet e naftës të llojit "brent" vazhdon të arrijnë nivele të reja maksimale për gjatë tregtimit të sotëm, ndërsa fjuçersët momentalisht po lëvizin drejt 107 dollarëve për fuçi, që është rritje prej më shumë se 5 për qind, dy orë pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, përfundoi fjalimin e tij për luftën që SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë kundër Iranit dhe paralajmëroi sulme më të fuqishme në dy deri në tre javët e ardhshme.  Fjuçersët gjatë ditës së djeshme ranë për shkak me shpresën se lufta mund të mbaronte së shpejti, transmetoi "CBS News". Trampi në fjalimin e tij drejtuar kombit deklaroi se do ta përfundonte misionin e tij ushtarak në Iran "shumë shpejt", se deri më tani u arritën "fitore përfundimtare" dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta sulmonin Iranin "jashtëzakonisht fuqishëm" në dy deri në tre javët e ardhshme.

Uashington – Armata amerikane njoftoi se ka kryer sulme ndaj më shumë se 12.300 caqeve në Iran, nga fillimi i konfliktit që zgjat më shumë se një muaj.  Komanda qendrore (CENTCOM) që i mbikëqyr forcat amerikane në rajon, njoftoi se në sulme janë “dëmtuar ose shkatërruar” më shumë se 155 objekte lundruese iraniane.  “Forcat e CENTCOM kryejnë sulme për demontim të aparatit të sigurisë së regjimit iranian, me prioritet në lokacione që përfaqësojnë kërcënim”, theksohet në kumtesë.  Në ndërkohë Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan se Izraeli deri më tani ka kryer më shumë se 800 sulme ndaj Iranit. 

Jerusalem - Ushtria izraelite njoftoi sot në mëngjes se ka refuzuar një sulm të ri raketor iranian, i katërti me radhë në gjashtë orët e fundit. Forcat izraelite "identifikuan një sulm me raketa nga Irani në drejtim të shtetit Izrael" dhe "sistemet mbrojtëse po punojnë për të refuzuar  kërcënimin", thuhet në kumtesën e armatës, të publikuar përderisa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në shumë vende në Izraelin verior. Sipas shërbimeve të sigurisë izraelite, nuk ka të dhëna për të vdekur.

QËNDRONI TË LIDHUR