• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 14 mars/ 2024

Shkup- Fëmijët që kanë marrë tri doza të vaksinës së kollës së mirë DiTePer mund të shkojnë në çerdhe, por dozën e katërt të vaksinës do të  duhet ta marrin më së shpejti pas gjashtë muajsh, deklaroi kryetari i Komisionit për sëmundje infektive tha sot dr. Aleksandar Petliçkovski.

Shkup - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot kanë mbërritur 1.300 aplikacione elektronike për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (8 maj) dhe presidenciale (24 prill).

Shkup - Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, vlefshmëria e së cilës ka ka skaduar në afatin prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shkup  - Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 207 shoferë.

Shkup- Gjatë javës së dhjetë të vitit 2024, nga 4 deri më 10 mars, në shtet janë regjistruar 427 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me grip. Kjo përfaqëson 33,4 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë, në krahasim me javën e dhjetë të sezonit të kaluar, është ulur për 8,0 për qind, bëhet e ditur në raportin më të ri javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot.

Shkup - Çfarë punojnë deputetët, sa duhet të mësohet për t'u bërë kryetar i Kuvendit, çfarë bëjnë deputetët për fëmijët dhe shumë pyetje të tjera, nxënësit ia bënë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, gjatë vizitës së tyre në Dhomën Ligjvënëse.

Shkup  - Qasje e barabartë në trajtim dhe mjekim optimal të pacientëve me sëmundje në veshka është në fokus të Ditës Botërore të Veshkave, e cila u shënua sot në ISHP Klinikën Universitare të  Nefrologjisë  - Shkup.

Shkup - Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në Prokurorinë Publike për Ndjkjene e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.I.(33), S.B.(33), A.I.(26), të  tre nga Shkupi dhe A.A.(37) dhe A.J.(33), të dy nga Negotina, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “organizim i grupit dhe nxitje në kryerjen e veprave të tregtisë me njerëz, tregtisë të fëmijëve dhe kontrabandës me migrantë” nga neni 418-v,  dhe “kontrabandë me migrantë” nga neni 418-b të Kodit Penal dhe kundër E.B.(35), B.S.(37), të dy nga Shkupi, K.E.(35 ), A.P.(37), të dy nga Shtipi, D.C.(44) nga Vinica, I.I.(19) nga Kumanova dhe R.K.(32) nga Strumica për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “organizimi i grupit dhe nxitja e kryerjes së tregtisë me njerëz, tregtisë të fëmijëve dhe kontrabandës me migrantë” të dënueshme. sipas nenit 418-v të Kodit Penal.

Shkup- Është sanksionuar një shofer, i cili sot me "folksvagen golf” ka drejtuar automjetin 146 km në orë në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në vendin ku lejohet 50 km në orë, njofton MPB.

Tetovë - Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot mbajti ligjëratë me temë: “Integrimi në Bashkimin Evropian dhe ikja e të rinjve”.

Prishtinë - I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar porositi se serbët e Kosovës duhet të jetojnë të sigurt dhe me dinjitet, duke theksuar se përgjegjëse për këtë do të konsiderohet Qeveria e Kosovës, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë - Liderët e tri partive kryesore opozitare në Kosovë - Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) - u takuan mbrëmë me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me çka, siç thanë, ishte theksuar nevoja nga koordinimi i Kosovës me Aleatët perëndimorë dhe rëndësia e partneritetit me SHBA-në, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë  - Shqipëria është bërë anëtare e Koalicionit global për përballje me rrezikun nga drogat sintetike, propozuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e nivelit të lartë të Komisionit të drogave dhe krimit UNODC, në Vjenë.

Ankara - Një aeroplan ushtarak për stërvitje u rrëzua sot në pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Anadolia.

Paris - Analiza e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) sugjeron se tregu global i naftës do të përballet me deficit të ofertës këtë vit, për shkak të kufizimeve për prodhimtari të vendosura nga grupi i vendeve prodhuese të naftës OPEK plus, që duhet të zgjasin deri në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Moskë  - Rusia raportoi sot për rifillim të luftimeve në rajonin e saj Bellgorod, i cili është afër kufirit me Ukrainën, njoftoi DPA.

Strasburg - Parlamenti Evropian do ta padit Komisionin Evropian për shkak të vendimit të saj që t'i lirojë mjetet nga BE-ja për Hungarinë, njofton DPA.

Zagreb - Pas më pak se katër vite punë, njëzëri u vetëshpërbë përbërja e dhjetë e parlamentit kroat.

Bruksel - Presidenti rus Vladimir Putin filloi një luftë duke u përpjekur të mbyllte derën e NATO-s, por dështoi. Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO-ja është bërë më e fortë, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel ku prezantoi Raportin e tij vjetor për vitin 2023.

Madrid- Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll e ka miratuar sot Projektligjin që garanton amnisti për personat e përfshirë në fushatën separatiste në rajonin verilindor të Katalonisë, raportojnë mediat britanike.

Kiev  - Ukraina sot i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i hedh posht rezultatet nga zgjedhjet presidenciale ruse, duke theksuar se votimi që do të mbahet nga 15 deri 17 mars në Rusi është "farsë".

Uashington - Ish-ministri i Financave i SHBA-së, Stiven Mnuçin sot deklaroi se po bashkon një ekip investitorësh për të blerë TikTok-un nga pronarët e tij kinezë.

Uashington  - Një numër i madh shkollash dhe zyrash qeveritare, si dhe pjesë të autostradave që çojnë në zonën Denve janë mbyllur sot pasi shteti amerikan Kolorado u godit nga stuhia e borës.

Uashington - Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot njëzëri vendosi të vazhdojë mandatin e Misionit të OKB-së në Sudanin e jugut (UNMISS) deri më 30 prill 2024.

Gaza - Së paku gjashtë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin e Gazës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.

QËNDRONI TË LIDHUR