• e martë, 31 mars 2026
MIA FLESH

18:00/30 mars/2006

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) – Prokurorja Adela Bojçeviq sot, pas seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër Stojançe Jovanovskit, deklaroi se deklarata e të pandehurit nuk i plotëson kushtet ligjore për pranim të fajësisë, për këtë arsye gjykata nuk e mori parasysh dhe procedura vazhdoi me prezantimin e provave. Përfaqësuesja ligjore e palëve të dëmtuara, avokatja Neda Çalovska, deklaroi se pret që aktakuza të pranohet në tërësi.

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të benzinave prej sonte në mesnatë ulet për 2,5 deri 3 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE). Me këtë vendim b[het ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,41 për qind.

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Ministri i Administratës Publike Goran Minçev sot nënshkroi marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Ministri, e cila parashikon rritje të pagave të të punësuarve administrativë. Siç njoftoi MAP, rritja e pagave të nëpunësve administrativ do të jetë deri në 40 për qind dhe do të realizohet në tre faza, nga marsi i vitit 2026 deri në mars të vitit 2028.

Teheran, 30 mars 2026 (MIA) - Irani ka marrë mesazhe përmes ndërmjetësve që tregojnë gatishmërinë e SHBA-së, por propozimet amerikane janë "joreale, të paligjshme dhe të tepruara", deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei. "Qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi të ekspozuar ndaj agresionit ushtarak. Kjo është arsyeja pse të gjitha përpjekjet dhe forcat tona janë të përqendruara në vetëmbrojtje", tha Bagei në një konferencë për shtyp, raportoi "Tasnim".

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se SHBA-ja nuk do t'i tolerojnë kërcënimet për kontroll të përhershme mbi Ngushticën e Hormuzit dhe vendosjen e sistemit për pagesë të transportit. "Kjo nuk do të lejohet", tha Rubio duke shtuar se presidenti Donald Tramp ka numët të madh të opsioneve në dispozicion që të parandalojë një skenar të këtillë.

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, njofton publikun e interesuar se fillon debati publik për shpalljen e Kënetës së Belçishtës si zonë e mbrojtur - Park i Natyrës. "Ministria, në bashkëpunim me Komunën e Debërcës, hap këtë debat për qytetarët, përfaqësuesit e sektorit civil, ekspertët dhe mediat, duke i ftuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë mbi Projektligjin për shpalljen e Belçishko Bllato si zonë e mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës", thuhet në kumtesën e MMJPH.

Tiranë, 30 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në një konferencë me negociatorët e qeverisë mbi rrugën e vendit të tij drejt BE-së, deklaroi se procesi është historik dhe po transformon shtetin shqiptar në tërësi. "Ky proces rrit ndjeshëm kapacitetin institucional të shtetit. Procesi ka përfitime të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm. Ky proces është historik sepse transformon shtetin shqiptar, rrit kapacitetet institucionale, çon në një rritje të rendit ligjor", deklaroi Rama, raportuan mediat.

Bejrut, 30 mars 2026 (MIA) - Presidenti libanez, Xhozef Aun sot deklaroi se "dora që e prishë paqen civile do të pritet", dujke cekur se forcat e sigurisë po ndërmarrin masa vendimtare, përfshirë edhe arrestime dhe konfiskim të armëve. Aun tha se "askush në Liban nuk dëshiron luftë civile dhe se askush që tenton ta sjfrytëzojë situatën nuk do të ketë sukses", transmeton agjencia shtetërore libaneze NNA.

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Ushtrim demonstrativ "Zjarri 2026" është realiuzuar këtë pasdite në IPSH Spital i specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori"  - Shkup. Ishin të pranishëm drejtoresha Lençe Neloska, drejtori i Qendrën për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, zëvevendësministri i Shëndetësisë Jovica Andonovski, drejtoresha e Institutit Publik të Shëndetësisë, Marija Andonovska, kryetari i komunës së Gjorqe Petrov, Aleksandar Stojkoski, si dhe komandanti i Stacionit Policor - Gjorqe petrov, Zllatko Cvetkoviq

Kiev, 30 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mihajllo Fedorov sot deklaroi se filluan të veprojnë njësitë  epara për mbrojtje kundërajrore të formuara në kompani. Ai paralajmëroi formim edhe të njësive për mbrojtje kundërajrore në 13 kompani të tjera. Qeveria e Ukrainës vitin e kaluar miratoi që kompanitë energjetike, komunikuese dhe të transportit të blejnë dhe prëdorin pajisje për mbrojtje kundërajrore, për mbrojtje më efikase nga sulmet ajrore ruse.

Londër, 30 mars 2026 (MIA) - Trupat britanikë nuk do të sistemohen në iran, deklaroi sot kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për dërgim eventual të ushtarëve në luftën në Lindjen e Mesme, Starmer theksoi se kjo nuk është luftë britanike dhe se Londra nuk do të lejejo të implikohet në të, transmeton BBC.

Tel-Aviv, 30 mars 2-26 (MIA) - Pas mbledhjes maratonike, parlamenti izraelit sot votoi për buxhetin shtetëror për vitin 2026 duke siguruar se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu mund ta përfundojë mandatin deri në vjeshtë.  Izraeli duhej ta miratonte buxhetin para 1 prillit në mënyrë që të evitojë shkaktim të zgjedhjeve të parakohshme. Netanjahu ende ka të drejtë t'i shpallë nëse kjo nevojitet.

Uashington, 30 mars 026 (MIA) - Presidenti maerikan. Donald Tramp sot deklaroi se nëse ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë, SHBA-ja do t'i shkatërrojë ishullin Harg, infrastrukturën energjetike iraniane dhe burimet e naftës. "Nëse ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë për punë, do ta përfundojmë qëndrimin tonë të bukur në Iran me ngritjen në ajër dhe shkatërrimin e plotë të të gjitha elektranave, burimeve të naftës dhe ishullin Harg (dhe ndoshta të gjitha instalacionet për desalinizim), të cilat qlllimisht ende nuk i kemi prekur", shkroi Tramp në rrjetin e tij Truth Social.

QËNDRONI TË LIDHUR