MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot konfirmoi se të hënën më 15 dhjetor mbyllet thesari për pagesa buxhetore. "Është shumë e rëndësishme të gjitha institucionet me kohë t'i dorëzojnë urdhëresat në thesar që të mundet thesari ti paguajë në kohë. Nëse dorëzohen urdhëresat më 25, 27, 28... pastaj sërish Qeveria është fajtore pse nuk i paguan në kohë. Kuptohet, do të ketë tolerancë por kjo u tha në mënyrë që institucionet të sillen me përgjegjësi dhe të mund të bëhet pagesa ndaj kreditorëve, atë që Ministria e Financave përmes thesarit duhet ta bëjë", tha Mickoski.
15:00/12 dhjetor/2025
Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot konfirmoi se të hënën më 15 dhjetor mbyllet thesari për pagesa buxhetore. "Është shumë e rëndësishme të gjitha institucionet me kohë t'i dorëzojnë urdhëresat në thesar që të mundet thesari ti paguajë në kohë. Nëse dorëzohen urdhëresat më 25, 27, 28... pastaj sërish Qeveria është fajtore pse nuk i paguan në kohë. Kuptohet, do të ketë tolerancë por kjo u tha në mënyrë që institucionet të sillen me përgjegjësi dhe të mund të bëhet pagesa ndaj kreditorëve, atë që Ministria e Financave përmes thesarit duhet ta bëjë", tha Mickoski.
Shkup - Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar janë thënë butë, shumë korrekte për bashkësitë e biznesit dhe qytetarët dhe nuk do të "godasin në xhep", ndërsa në Buxhet do të derdhen mjete shtesë, vlerësoi sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski. Ai, siç tha, nuk pret që për shkak të këtyre ndryshimeve ligjore do të ulen blerjet online. Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH që Kuvendi e miratoi muajin e kaluar dhe duhet të hyjnë në fuqi, shfuqizohet përjashtimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura online në vlerë deri në 22 euro.
Shkup - Milena Taskova nga fluturimi i sotëm, Shkup - Bari është udhëtarja e tremiliontë e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Udhëheqësia e operatorit të aeroportit në praninë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski organizoi befasi për udhëtaren e tre miliontë, e cila fitoi shërbime falas në aeroport nga kompanitë simotra të TAV dhe dy bileta falas nga Viz Er. Kurti paralajmëroi se deri në fund të vitit Aeroporti i Shkupit do të ketë 3,2 milionë udhëtarë, ndërsa aeroporti në Ohër 262 000. “E arritëm udhëtarin e tre miliontë në një vit, udhëtare e cila për herë të parë fluturon për Bari dhe i dëshirova fat asaj dhe familjes së saj”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Shkup - Tre milionë pasagjerë në Aeroportin e Shkupit është histori, diçka që po ndodh për herë të parë në Maqedoni, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me menaxhmentin e TAV Maqedoni mori pjesë në ceremoninë në aeroport për të përcjellë pasagjerin e tre milionët. Nikolloski vlerësoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit po bëhet një qendër për rajonin. "Jam i kënaqur që kjo familje e mrekullueshme që sot udhëton për në Bari pati fatin të ishte pasagjeri i tre miliontë në Aeroportin e Shkupit. Nëse e krahasojmë me diçka që ndodhi para 10, 20 dhe 30 vjet, kjo ishte e paimagjinueshme, Aeroporti i Shkupit tashmë po bëhet një qendër për të gjithë rajonin", tha Nikolloski në një konferencë për shtyp.
Shkup – Barazia gjinore nuk është zgjedhje, por standard evropian dhe vlerë themelore për shoqëri demokratike, ekonomi të fuqishme dhe kohezion ndërmjet qytetarëve. Kjo ishte porosia e përbashkët në konferencën e sotme “Barazia gjinore si gurthemel i anëtarësimit drejt BE-së”, në të cilën përfaqësues të Qeverisë, Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare theksuan se integrimi i perspektivës gjinore është detyrë thelbësore në procesin e integrimeve evropiane. Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, theksoi se barazia është detyrim juridik, por edhe investim inteligjent.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, realizoi një takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, ku u diskutua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorin shëndetësor. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në fokus të bisedimeve ishin temat që lidhen me forcimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor, përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, praktikave profesionale dhe metodave bashkëkohore të trajtimit mjekësor, si bazë për rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.
Shkup – “Qyteti i sigurt” do të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti i vitit 2026 në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10, konfirmoi MPB për MIA-n. Për kundërvajtjet e regjistruara përmes sistemit “Qyteti i sigurt”, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pronarit të veturës me të cilën është bërë kundërvajtja në komunikacion i dërgon SMS porosi dhe e-porosi të kontakteve të dhëna gjatë regjistrimit. Në porosi do të ketë link për marrjen e procesverbalit për kundërvajtje dhe urdhërpagesën për kundërvajtje.
Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot u takua me ambasadorin italian Paolo Palminteri. Siç informojnë nga QMK, fokusi i bisedës ishte në thellimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të krizave, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen teknike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe përmirësimin e partneritetit në këtë fushë.
Shkup - Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.M. (53) nga f. Negotinë, komuna e Vrapçishtit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "vrasje" sipas nenit 123 të Kodit Penal, informon MPB-ja. "Më 9 dhjetor J.M. (34) nga një rrethinë e Gostivarit ka denoncuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, rrethina e Gostivarit, është larguar nga shtëpia, kurse më pas në kamerat e sigurisë ka vënë re se më 7 dhjetor ajo ka hyrë në një automjet pasagjerësh "Fiat", pas çka është bërë e paaritshme në telefon. Gjithashtu, ai ka denoncuar se në kamerat e sigurisë ka vënë re se natën ndërmjet 6 dhe 7 dhjetor, S.M. ka hyrë dhe ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe se ishin marrë para nga dhoma e tij. Më 11 dhjetor në orën 02:15, S.M. ishte privuar nga liria për shkak të dyshimit se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Shkup - Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) është renditur në vendin e parë me Entin Shtetëror për Revizion në raportin e fundit për monitorim të institucioneve, që e ka bërë Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri në informacione me karakter publik, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i FSSH, Sashko Klekovski. Ai theksoi se ky është sukse si madh, sepse vitin e kaluar janë renditur në vendin e 45-të me 24,5 pika, që sipas tij, tregon se me kuadrin e njejtë me institucionin e njejtë mund të punohet më mirë. Klekovski e falënderoi ekipin e FSSH, i cili ka qenë i përfshirë në procesin, ka ndihmuar ta bëjnë atë që është e nevojshme dhe për një vit të kalojnë nga vendi i 45-të dhe ta ndajnë vendin e parë.
Shkup - Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS-i edhe këtë vit i shënoi Ditët e edukimit financiar me një sërë aktivitetesh të fokusuara në edukim, ngritje të vetëdijes dhe afrimin e sistemit pensional tek qytetarët, të rinjtë dhe punëtorët freelancer si një target grup i veçantë, thuhet në kumtesën e MAPAS të cilën MIA e publikon në mënyrë integrale. Në kuadër të fushatës, MAPAS-i vendosi partneritete me tre hapësira bashkëpunuese: The Hub by Adeva, T.G.G. Business Center dhe Konectivity, ku u vendosën materiale informuese me qëllim që personat që punojnë në mënyrë të pavarur dhe freelancerët të njihen më mirë me përfitimet dhe mundësitë e shtyllës së tretë pensionale, si forma më e përshtatshme e kursimit për modelin e tyre profesional.
Shkup - Një aeroplan i vogël u rrëzua në Liqenin e Mavrovës. Në aeroplan kishte dy persona, prej të cilëve njëri është lënduar, informuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). "Incidenti u raportua në numrin 112, ndërsa informacionin menjëherë u përcjell nga ana e QMK-së dhe SPB-Tetovë, Ndihma mjekësore emergjente (NME) dhe Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje emergjente, kumtoi QMK-ja.
Shkup - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri 50 metra ka në Demir Kapi, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë". Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur rrëshqitje e dheut, ndërsa rrugët rregullisht pastrohen. NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
Shkup - Vendkalimi kufitar Niki drejt vendit tonë sot nga ora 10 e 30 është i mbyllur për komunikaicon për automjete transportuese, informoi LAMM. Sipas LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të thata, me intensitet mesatar në rrugët jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Prej aty përkujtojnë se nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Shkup - Nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe e qetë, paralajmërojnë nga DPHM. Në orët e mbrëmjes dhe paradite, në disa vende do të ketë edhe paraqitje të mjegullës dhe vranësira të rritura.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh. Osmani, së bashku me Zotërinë e parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Po ashtu, presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin. Gjatë vizitës në Vatikan, presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.
Prishtinë - Kosova ka filluar të pranojë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas një marrëveshjeje të arritur me administratën e presidentit Donald Tramp, deklaroi mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në një intervistë për "Kanal10", Kurti konfirmoi se një ose dy migrantë kanë mbërritur tashmë, duke vënë në dukje se Kosova po pranon njerëz "që SHBA-ja nuk i dëshiron në territorin e saj". Marrëveshja, e finalizuar në qershor, i lejon Kosovës të pranojë deri në 50 migrantë për një periudhë njëvjeçare, sipas qeverisë.
Tiranë - Turistët e huaj jo vetëm që po vijnë në numër gjithnjë e në rritje, por ata po shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit të tyre në vend, njoftoi Banka Qendrore e Shqipërisë, sipas së cilës në periudhën janar-shtator të këtij viti, të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro, ose 14.5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në tremujorin e tretë, turistët shpenzuan 2.3 miliardë euro, ose 21.6 për qind më shumë në bazë vjetore. Për periudhën janar-shtator, konsumi mesatar vlerësohet të jetë rreth 431 euro, krahasuar me 398 euro në të njëjtën periudhë në vitin 2024. Rritja e konsumit lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e numrit të vizitorëve.
Gjenevë - Ish presidenti irakian Barham Salih është zgjedhur komisar i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), duke thyer kështu traditën e emërimit të liderëve nga vendet kryesore donatore. Në letrën e nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, me datën e 11 dhjetorit, citohet se Salih është emëruar për mandat pesë vjeçar, duke filluar nga 1 janari. Salih vjen në vendin e italianit, Filipo Grandi, i cili e kryen detyrën nga viti 2016. Emërimin e Salihut duhet ta miratojë Bordi Ekzekutiv i UNHCR-së.
Kiev - Forcat speciale ukrainase, në bashkëpunim me një "lëvizje lokale të rezistencës", njoftuan se kishin goditur dy anije ruse që transportonin armë dhe pajisje ushtarake në Detin Kaspik. Armata ukrainase njoftoi në platformën Telegram se anijet e sulmuara kanë qenë të sanksionuara nga SHBA për transportimin e ngarkesave ushtarake midis Iranit dhe Rusisë.
Moskë - Këshilltari i politikës së jashtme i presidentit rus, Jurij Ushakov deklaroi se Moska nuk e kishte parë propozimin e shqyrtuar amerikan pas bisedimeve të fundit me Ukrainën. "Nuk e kemi parë versionin e shqyrtuar të propozimit amerikan. Kur ta shohim, mund të mos na pëlqejë, kështu e ndjej", theksoi Ushakov. Ai shtoi se përfaqësuesit evropianë dhe ukrainas pritet të marrin pjesë në një "sesion aktiv për shkëmbim të ideve" gjatë fundjavës dhe se Kremlini duhet të shohë se cili do të jetë rezultati.
Uashington – Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, dëshiron të bindë edhe katër vende tjera, pas Bregzitit në Londër që të largohen nga Bashkimi Evropian në mënyrë siç thuhet “ta bëjmë Evropën përsëri të madhe”, sipas një versioni më të gjatë, ende të klasifikuar të Strategjisë së sigurisë nacionale të SHBA-së të publikuar javën e kaluar, bën të ditur gazeta britanike "Tajms" (Times). Gazeta thekson se ka edhe një propozim për krijimin e një forum të ri elitar C5 ose “Bërthama e pestë” (Core Five) e përbërë nga fuqitë botërore e cila do të zëvendësonte G7 dhe do të përfshinte SHBA-në, Kinën, Indinë, Japoninë dhe Rusinë.
Liverpull - Mohamed Sallah pas barazimit të Liverpullit me Lidsin, vendosi të flasë për gjendjen e tij dhe raportin me menaxherin Arne Slot. Deklarata e tij bëri kaos të vërtetë dhe tani gjithnjë e më shpesh po flitet për largimin e tij nga Enfild Roud. Sallah nuk ishte në përbërje në ndeshjen nga Liga e Kampionëve me Interin dhe mbeti në Liverpull, ku realizoi takim edhe me ish kapitenin e Liverpullit, Xhordan Hederson.