15:00/15 dhjetor/2025
Shkup - Ky partneritet nuk është vetëm mbështetje, por një proces afatgjatë në forcimin e institucioneve, rritjen e ekspertizës dhe krijimin e sistemeve moderne të cilat do të sigurojnë financa publike transparente, të parashikueshme dhe përgjegjëse, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, duke u kthyer në bashkëpunimin me Ministrinë e Financave të SHBA-së përmes Zyrës së tyre për ndihmë teknike (OTA).
Shkup - Thesari po punon, punët janë nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk ka vend për panikë, deklaroi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska, pas publikimeve se thesari mbyllet më datën 15-të të këtij muaji për shkak të mungesës së të ardhurave dhe se do të ndalohen të gjitha pagesat.
Shkup – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në ngjarjen “Fuqizimi i kapaciteteve institucionale: shënimi i bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, e cila u organizua nga Ministria e Financave, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Administratës Publike, të cilën MIA e publikon në mënyrë integrale.
Shkup - VMRO-DPMNE së bashku me deputetët nga koalicioni VLEN dhe nga ZNAM përgatiti dhe parashtroi Rezolutë për dënim të manipulimeve të opozitës dhe për vërtetim të politikave kundër emigracionit ilegal, i përbërë nga nëntë pika me të cilën përfundimisht i vihet fundi temës manipulative me emigrantë, deklaroi Nikolla Micevski, koordinues i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Shkup - SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut janë të bashkuara në shumë gjëra, përfshirë edhe bindjen tonë të ndarë se transparenca e institucioneve dhe ekonomitë e fuqishme janë baza e demokracisë së suksesshme, prosperitetit të qëndrueshëm dhe komuniteteve të sigurta. Dëshiroj ta përshëndes bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut në përforcim të institucioneve, promovim të bashkëpunimit ekonomik, dhe reflektim të rezultateve për qytetarët, porositi ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler në ngjarjen e sotme të organizuar nga Ministria e Financave "Përforcimi i kapaciteteve institucionale: Shënimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut", ku u prezantua bashkëpunimi i deritanishëm dhe i ardhshëm mes Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së.
Shkup - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë i qëndrueshëm, i besueshëm dhe strategjik. Në dekadat e fundit, ato kanë luajtur rol të madh në zhvillimin e vendit tonë - nga forcimi i institucioneve, përmes proceseve të demokratizimit dhe sundimit të ligjit, deri te mbështetja e reformave ekonomike dhe modernizimit. Shumë nga sukseset që shohim sot në sektorë të ndryshëm janë gjithashtu rezultat i mbështetjes amerikane. Prandaj, si Qeveri, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për thellimin e këtij partneriteti, i cili shkon plotësisht përtej bashkëpunimit klasik dhe me të drejtë e quajmë miqësi të sinqertë. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Lupço Dimovski në ngjarjen e sotme - "Forcimi i kapaciteteve institucionale: shënimi i bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut", ku u prezantua bashkëpunimi i mëparshëm dhe bashkëpunimi i ardhshëm midis Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së.
Shkup - Shkupi dhe Praga nga sot ndërlidhen me fluturim direkt. Në këtë relacion do të fluturojë Uizer me subvenacion të Qeverisë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sonte në ora 19:25 do të rivendoset edhe linja e Uizerit për në Këln me katër fluturime në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të diel.
Shkup - Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është rritur për 2,7 për qind në tremujorin e tretë vitit 2025 në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024, rritje më të madhe të qarkullimit në shërbime prej 7,1 për qind ishte në sektorin e Aktiviteteve veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike dhe 5.8 për qind në sektorin e Aktiviteteve të akomodimit dhe shërbimit ushqimor.
Shkup - Deri në fund të javës në vend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Siç njofton DPHM, nesër temperaturat minimale do të lëvizin në interval nga -6 deri në -1 Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 13.
Athinë - Të paktën pesë persona janë arrestuar në një ishull grek derisa ka qenë duke lundruar në Oqeanin Atlantik, në pronësi të një narkobosi të njohur grek, ndërsa është zbuluar sasi më e madhe e kokainës që mund të arrijë edhe deri mbi pesë tonelata, njofton korrespondentja e MIA-s. Hetimi policor është duke vijuar dhe tani për tani ekzistojnë informacione shtesë, por sipas mediave aksioni është zbatuar nga Sektori për luftë kundër drogës të Policisë greke dhe në bashkëpunim me Agjencinë amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA).
Bruksel - Banka qendrore e Rusisë ngriti padi kundër shtëpisë kliringe me seli në Bruksel, "Euroklir", duke kërkuar dëmshpërblim prej 18,2 trilionë rublave apo 200 miliardë euro, lajmëruan mediumet belge. Në padinë e ngritur para një gjykate në Moskë, Banka e kërkon këtë shumë si kompensim për humbjet e veta financiare të shkaktuara me bllokimin e rreth 185 miluardë rublave të saja të deponuara në "Euroklir", si dhe për të ardhurat e humbura prej tyre në pothuajse katër vitet e kaluara.
Bruksel, - Këshilli i BE-së sot ka marrl vendim për shtimin edhe të 12 individëve dhe dy subjektve në listën e të sanksionuarve për shkak të ndërlidhjes me manipulimet me informacionet dhe sulmet kibernetike nga ana e Rusisë, si dhe për zgjerimin e regjimit të masave ndëshkuese kunrë Bjellorurisë, me çka përfshihen aktivitetet e saj hibride kundër vendeve-anëtare të BE-së.
Pragë - Kryeministri i ri i Çekisë, Andrej Babish sot, në mbledhjen e parë me Qeverinë e re, theksoi se ai është për Bashkimin Evropian, por BE-ja nuk po zgjidh disa probleme, mes të cilave edhe zgjerimin e zonës së Shengenit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Moskë - Kremlini sot njoftoi se refuzimi i Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s është një çështje kyçe në të gjitha negociatat e paqes dhe duhet të jetë temë e diskutimeve të veçanta dhe më konkrete. "Sigurisht, kjo pyetje është një nga kryesoret dhe është objekt i një diskutimi të veçantë", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.
Uashington - Një miliarder amerikan ka dhuruar pothuajse 100.000 dollarë - vlera e lejuar maksimale për donacion onlajn - për njeriun të cilin tashmë e quajtën "heroi i plazhit Bondi". Bëhet fjalë për një qytetar i cili mposhti njërin nga sulmuesit gjatë sulmit dhe ia vodhi armën. Donacioni arrin 99.000 dollarë, që është rreth 85 mijë euro.