MIA FLESH
- 18:00/12 nëntor 2024
18:00/12 nëntor 2024
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë vozuar disa ligje. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katrina Dimiriovska nga VMNRO-DPMNE, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë. Vazhdimin e seancës së 19-të të Kuvendit, Afrim Gashi e paralajmëroi për nesër në ora 12:00.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku realizoi takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ku diskutuan për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik dhe për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçinski, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura (FA) të Hungarisë, sot në Budapest realizoi takim me nikoqirin e tij, kryeshefin e Shtatmadhorisë së FA-së së Hungarisë, gjeneralin Gabor Berendi. Siç informon SHM e ARM-së, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjeneralët Lafçinski dhe Berendi biseduan për bashkëpunimin dypalësh ushtarak, me ç'rast u shqyrtuan mundësitë për thellim të mëtejshëm plotësues në fushat nga interesi i ndërsjellë.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, sot po merr pjesë në Konferencën e shtatë ministrore në Budapest, ku u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ku u mbajt takimi, Misajllovski falënderoi Çekinë "për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës dhe për mbështetjen e fuqishme të vendit tonë në proceset integruese evropiane".
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Ndryshimet Klimatike (KOP29) në Baku, sot u drejtua në sesionin e parë plenar të segmentit në nivel të lartë për shefat e shteteve dhe qeverive. "U mblodhëm në KOP29 në mes të luftës. Lajmi i mirë është, siç do të thoshin disa, që agresori tashmë po pëson humbje të mëdha dhe me siguri do ta humb luftën. Lajmi i keq është që agresori është vetë njerëzimi, me sistemet e tij të paqëndrueshme të prodhimit dhe shprehitë konsumatore", ka theksuar Siljanovska Davkova.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Shtatë ambasadorë janë revokuar nga funksioni me dekrete të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, që janë shpallur dje në Gazetën zyrtare. Siç mund të shihet nga dekretet e publikuara, bëhet fjalë për tërheqjen e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski, Danço Markovskit nga Shqipëria, Faton Bejtës nga Danimarka, Sali Limanit nga Kazakistani dhe Shaban Jasharit nga Katari.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Ozlem Çanell, të cilës i uroi mision të suksesshëm diplomatik dhe i tha se Ministria është e përkushtuar për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes me Holandën aleate.
Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska foli në panel-diskutimin "Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit", që po mbahet në suaza të samitit klimatik COP29 në Baku, Azerbajxhan. Ngjarja u kushtohet mundësive që i ofron efikasiteti energjetik si forcë shtytëse kyçe për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përforcim të sigurisë energjetike në rajon, informuan sot pasdite nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.
Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t'u drejtohet nga Kievi eurodeputetëve në Parlamentin Evropian (PE) në mes të nëntorit, kur do të takohen për të shënuar 1.000 ditë nga lufta në Ukrainë, tha kryetarja e PE-së Roberta Mecola, transmetoi Beta. "Paralajmëroj një seancë plenare të jashtëzakonshme të PE të martën, më 19 nëntor, me rastin e përkujtimit të 1.000 ditëve të guximit të popullit të Ukrainës" që nga pushtimi i Rusisë që filloi më 24 shkurt të vitit 2022", ka shkruar Mecola në platformën X.
Moskë, 12 nëntor 2024 (MIA) - Deputetët rus sot miratuan ligjin me të cilin ndalohet promovimi jetë pa fëmijë, në kontekstin e krizës demografike e përkeqësuar që nga konflikti në Ukrainë dhe mbrojtja e "vlerave tradicionale". Teksti duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit më 20 nëntor dhe të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putini.
Madrid, 12 nëntor 2024 (MIA) - Shërbimi Meteorologjik Spanjoll EAMET, lëshoi paralajmërime të reja për stuhinë në pjesën më të madhe të vendit prej sot deri të enjten, dy javë pasi shirat dhe përmbytjet morën më shumë se 20 jetë, shumica prej tyre rreth qytetit lindor Valencia. Autoritetet në Valencia ulën numrin e të zhdukurve në 23 nga 32, pasi vazhduan me kërkimet kryesisht në det dhe në kënetat bregdetare duke shfrytëzuar anije, dronë dhe pajisje për eho.
Bejrut, 12 nëntor 2024 (MIA) - Një seri sulmesh izraelite janë kryer sot ndaj paralagjeve jugore në Bejrut, strehimore e lëvizjes Hezbollah, pasi që armata izraelite ka bërë thirrje për evakuim, njoftuan mediat libaneze, pa precizuar nëse ka pasur viktima. Agjencia libaneze ANI njoftoi se forcat ajrore izraelite kanë kryer dhjetë sulme mbi paralagjet jugore.
Berlin, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kandidati për kancelar të Gjermanisë nga Unioni Demokristian (CDU), Fridrih Merci, deklaroi se nëse i fiton zgjedhjet, ka për qëllim që t'i japë ultimatum Rusisë. Ai në intervistën për "Shtern" tha se Vladimir Putini do t'i japë 24 orë për t'u përgjigjur në kërkesën për ndërprerjen e armiqësisë në Ukrainë.
Baku, 12 nëntor 2024 (MIJA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, shteti i të cilit është nikoqir i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29), e ka përdorur sot fjalimin e tij hyrës që të bëjë thirrje për qeveritë perëndimore, të cilët blejnë gaz, e pastaj i japin ligjërata për ndotje të planetit, duke shtuar se nafta, gazi dhe burimet tjera natyrore janë "dhuratë prej Zotit".
Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Sa më shumë shpenzojmë në mbrojtje, aq më shumë e ulim rrezikun nga konflikti i ardhshëm, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute nga Parisi ku u takua me presidentin francez, Emanuel Makron. Siç kumtoi NATO, në takim u bë fjalë për nevojën e përforcimit të mbështetjes për Ukrainën, të rritet prodhimi mbrojtës dhe të përforcohet bashkëpunimi transatlantik industrial mbrojtës.
Kito, 12 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 14 janë lënduar në një incident në burgun ekuadorian Litoral në Guajakil, njoftoi sot agjencia e burgjeve SNAI. Vdekjet dhe plagosjet ndodhën gjatë "incidenteve të rënda midis" të burgosurve, theksohet në kumtesën e agjencisë të postuar në rrjetet sociale.