• e martë, 12 nëntor 2024
MIA Flesh

09:00 /11 nëntor/2024/

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ndodhet për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku sot fillon Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, e njohur si Konferenca e palëve - COP29. 

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot do të vizitojë Kombinatin e duhanit SHA Prilep. Siç informojnë nga Pres shërbimi qeveritar, është paraparë që kryeministri Mickoski gjatë vizitës do të jep deklaratë për mediat. 

Shkup - Në kuadër të projektit "Ballafaqimi me ndotjen e ajrit", që e zbaton UNDP-ja, sot do të prezantohen rezultatet për cilësinë e ajrit të brendshëm në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë. Ngjarjen do të hapin ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Xhejn dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian. Rezultatet nga hulumtimi do t'i prezantojë rektori i Universitetit "Goce Dellçev", Dejan Mirakovski.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të herëpashershme të dobëta shiu, ndërsa në malet më të larta, veçanërisht në orët e mbrëmjes, borë të kohëpaskoshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 4, ndërsa ajo maksimale prej 7 deri 14 gradë.

Shkup - Për shkak të dëborës nga ora 07:00 është ndërprerë komunikacioni për automjete të rënda transportuese në aksin rrugorë Kratovë-Probishtip, njofton LAMM. Komunikacioni në drejtim të Ponikvës zhvillohet pa ndërprerje në njërën korsi, si edhe në drejtim të f. Beli, ndërsa nga ana e qytetarëve që protestojnë është paralajmëruar se deri në deponi do të lejohen vetëm automjetet nga NPK "Ujësjellësi Koçan", por jo edhe makina nga komunat tjera, njoftoi LAMM.

Hagë – Policia holandeze mbrëmë ka arrestuar mbi 100 protestues propalestinezë në Amsterdam të cilët protestuan edhe krahas ndalesës për protestë. Në qendër të Amsterdamit, protestuesit kanë brohoritur "Palestina e lirë" si dhe "Amsterdami i thotë jo gjenocidit", duke aluduar në luftën në Rripin e Gazës. Policia ka filluar të arrestojë protestuesit pasi ata refuzuan të largohen nga sheshi i qytetit.

Berlin - Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Analena Berbok i ka bërë thirrje Izraelit që t'i hapë të gjitha vendkalimet kufitare në Rripin e Gazës që të lejojë ndihma të vijë në Gazë, duke paralajmëruar se ndihma për enklavën bregdetare palestineze është në nivel rekord të ulët, njoftoi DPA. "Asnjëherë në 12 muajt e fundit nuk ka pasur aq ndihmë të vogël në Rripi e Gazës si tani", tha shefja e diplomacisë gjermane. Ajo shtoi se Izraeli vazhdimisht ka dhënë premtime lidhur me këtë, por pastaj "nuk i ka plotësuar".

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se ka mundësi që para Krishtlindjeve të përballet me mocionin e votëbesimit të qeverisë së Bundestagut. "Për mua nuk ka asnjë problem të shpall votëbesim para Krishtlindjeve, nëse të gjithë dakordohen", theksoi Sholc.

Lisbonë - Ngjarja më e madhe e teknologjisë në botë Ueb -samiti në Lisbonë do të fillojë sot dhe do të mbledhë më shumë se 70.000 pjesëmarrës deri më 14 nëntor. Ueb-samiti në Lisbonë do të tubojë jo vetëm ekspertë të teknologjisë, por edhe përfaqësues të shtetit, themelues dhe drejtorë ekzekutiv të kompanive më me ndikim të teknologjisë në botë dhe startapeve me rritje të shpejtë.

Kiev - Ukraina në mënyrë preventive ndërpreu energjinë elektrike në Kiev dhe në disa zona të tjera si një masë paraprake për shkak të kërcënimit me sulm raketor rus, kumtoi armata ukrainase dhe kompania energjetike, cituar nga mediat ukrainase. Energjia elektrike, përveç në kryeqytet është ndërprerë edhe në rajonet Odesa, Dnjepropetrovsk dhe Donjeck, ka thënë për Telegram kompania ukrainase e energjisë DTEK. Një alarm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën.

Baku - Samiti vjetor i KB-së për ndryshimet klimatike COP29 (UN Climate Change Conferences) fillon sot në Baku, kryeqytet i Azerbajxhanit dhe do të zgjasë deri më 22 nëntor, ndërsa do të tubojë së bashku liderë të shumë vendeve, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile me qëllim për të përshpejtuar aktivitetet në zgjidhjen e problemit me krizën klimatike. Hapja zyrtare e Samitit në stadiumin olimpik "Baku" është planifikuar për të martën, ndërsa fjalim do të kenë nikoqirët – presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Nju Jork - Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp ka deklaruar se i ka ofruar kongresmenes republikane Eliz Stefanik postin e ambasadores së SHBA-së në KB, raportojnë mediat amerikane. "Jam i nderuar ta nominoj kryesuesen Eliz Stefanik për të shërbyer në kabinetin tim si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Eliz është një luftëtare jashtëzakonisht e fortë, e ashpër dhe e zgjuar për Amerikën”, ka thënë Trampi në një deklaratë për Njujork post.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, shkruan "Uashington post", duke u thirrur në më shumë burime. Gazeta thekson se Trampi ka biseduar me Putinin të enjten që është biseda e tyre e parë pas fitores së Trampit në zgjedhje, ndërsa një nga temat e bisedës ka qenë lufta në Ukrainë. Sipas burimeve, Trampi ka telefonuar Putinin nga vendpushimi i tij në Florida dhe gjatë bisedës i ka bërë thirrje të mos eskalojë konflikti me Ukrainën. 

Uashington - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot do të takohet me presidentin e Izraelit Isak Hercog në Shtëpinë e Bardhë, konfirmuan zyrtarë amerikanë dhe izraelitë për Si-Bi- Es Njuz. Pritet që të dy presidentët të diskutojnë për luftën e vazhdueshme në Gazë dhe Liban, theksohet në kumtesën e kabinetit të presidentit të shtetit. Ish ambasadori izraelit në SHBA, Ron Dermer i cili është dhe këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanjahu, pritet t'i bashkohet Hercogut në takimin me Bajdenin.

Londër - Trajneri i Mançester Junajtedit, Ruben Amorim ende nuk mund të udhëtojë në Britaninë e Madhe për shkak të problemeve me viza. Sipas "Tajms", procesi mund të zgjat edhe disa ditë. Portugezi 39-vjeçar duhej t'i bashkangjitet ekipit sot. Kontrata e Amorim me Mançester Junajtedin është deri në qershor të vitit 2027, me mundësi për vazhdim edhe për një vit.

San Sebastian - Barcelona mbrëmë ka humbur nga Real Sosiedad si mysafir me rezultatin 1:0 në ndeshjen nga xhiroja e 13-të në Kampionatin spanjoll në futboll. Lojtarët e trajnerit Hans Diter Flik kanë pasur 11 goditje, prej të cilave asnjë në kuadër të golit të klubit bask. Sipas mediumeve spanjolle, për herë të parë nga shtatori i vitit 2014, katalonasit nuk kanë pasur goditje drejt golit kundërshtar në një ndeshje të La Ligës. Atëherë Barcelona ka luajtur baraz me Malagan (0:0).

QËNDRONI TË LIDHUR