• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA FLESH

15:00 / 20 dhjetor / 2024

Shkup - Është e rëndësishme që me titullin Kyeqendra evropiane e kulturës për vitin 2028 të rikthehet shkëqimi dhe identiteti i Shkupit. Tashmë po vijnë iniciativa interesante sa i përket programeve, edhe pse humbëm një vit pa ndihmë nga qyteti i Shkupit, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov. Ai në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se është në komunikim me të gjithë ambasadorët dhe kërkon mbështetje nga Komisionet evropiane. 

Shkup - Nga nesër në mëngjes do të fillojë aksioni për sanimin e tubacionit kryesor në Shkup. Në terren në lokacionet e parapara do të punojnë Sektorët EOK, Mekanizim dhe Ujësjellës. Pritet që ky operacion të përfundojë për më pak se 15 orë, në të cilat më shumë kohë ndahet për zbarzjen dhe mbushjen e ujëpërçuesit magjistral, njoftoi sot NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i dënon ashpër sulmet e sotme me raketa nga armata ruse ndaj Kievit. Njëkohësisht, Ministria sot njoftoi se gjatë sulmit është goditur infrastruktura kritike, përfshirë edhe ndërtesat ku janë të vendosura gjashtë ambasada, mes të cilave edhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev.

Shkup - Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot pas vizitës së marketeve në Shkup vlerësoi se çmimet e produkteve nga shporta e Vitit të Ri që filloi në datën 15 të këtij muaji janë ulur për 10 për qind e më shumë. Inspektorati Shtetëror i Tregut, megjithatë, siç tha drejtori Vlatko Stojanoski, ka regjistruar vërejtje të vogla për etiketimin e produkteve dhe korrigjime të vogla në çmimet e dy-tri subjekteve tregtare. Inspektorët nuk kanë evidentuar asnjë devijim nga ulja e rënë dakord e çmimit të produkteve me 10 për qind në raport me çmimin më të ulët të tyre në 30 ditët e fundit para fillimit të aksionit. Lista e produkteve nga aksioni, siç bënë të ditur, nga 600 në fillim, ka kaluar 1.100 dhe është e hapur.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për periudhën e ardhshme njëvjeçare do të ketë në dispozicion 68,15 miliardë denarë, gjegjësisht një shumë prej gjashtë për qind më e lartë në krahasim me këtë vit. Shumica e mjeteve do të ndahen për pagesën e të drejtave pensionale dhe invalidore dhe rritjen e pensioneve, si dhe për investime dhe pagesa për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, theksuan ministri Fatmir Limani dhe zëvendësministri Gjoko Velkovski në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën e prezantuan Buxhetin për vitin 2025.

Shkup - Avokati i Artan Grubit, Vlladimir Donevski, në kumtesë deri te mediat informoi se, pas përcaktimit të asaj me të cilën deri tani gjykata disponon dhe ka analizuar argumentet e prokurorisë publike, sipas tyre nuk ka bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të parashikuar me ligj. "Mbrojtja dhe të gjitha argumentet do të eksponohen në kuadër të procedurës së parashikuar me ligj, e tërë kjo me qëllim që të bindet edhe gjykata edhe prokuroria se nuk ka asnjë vepër penale në veprimet, për të cilat akuzohet Artan Grubi", thuhet në njoftimin e mbrojtes së tij.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili këto ditë kryeson delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Turqi, u takua me drejtorin Haluk Gjorgjun dhe udhëheqësinë e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë. Siç kumtoi sot MPB-ja, në takim u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të nivelit të lartë me qëllimin tonë përfundimtar për modernizimin, rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të policisë së Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e aplikimit të zgjidhjeve moderne teknologjike për mbikëqyrjen e kufirit.

Shkup - Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar, në tetor të këtij viti, ka qenë  42 134 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është më e lartë për 8,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.  Një rritje e tillë i detyrohet, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët: Art, argëtim dhe rekreim (11,5%), Informacione dhe komunikime (10,7%) dhe Arsim (10,6%).  Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar  në sektorët: Veprimtari që lidhen me pasuritë e paluajtshme (7,5 %), Arsim (5,0 %) dhe Ndërtimtari (3,1 %).

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme përkujton qytetarët se afati përfundimtar për t'i zëvendësuar targat me të reja të cilat kanë shenjën NMK ose në të njejtat të vendoset etiketa NMK është deri më 31.12.2024. "Kjo do të thotë, targat që përmbajnë shenjën MK (targa me katër numra) dhe targat që nuk përmbajnë shenjën MK (me tre numra) duhet të zëvendësohen me targa të reja që përmbajnë markën kombëtare NMK ose te të njejtat të vendosen etiketa me markën kombëtare NMK deri më 31.12.2024", njoftuan sot nga MPB.

Shkup - Prokuroria Publike tek MPB dhe SPB Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës penale kundër Drin Ahmetit, nipit të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, pasi i njëjti është kapur me një sasi të madhe të materialeve piroteknike. Prokuroria bën me dije se nuk është tërhequr nga ndjekja penale, por se pas procedurës së kryer të plotë para hetimore dhe ekspertizës ka konstatuar përgjegjësi penale.

Shkup - Për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, nga dita e shtunë e deri të hënën në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. "SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të  ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Shkup - Në nëntor të këtij viti, në nivel vjetor, depozitat e përgjithshëm kanë vërejtur rritje prej 11,0 për qind, ndërsa kreditë prej 9,7 për qind, njoftoi Banka Popullore. Niveli monetar në nëntor, shënon rritje mujore prej 0,6 për qind, para se gjithash për shkak të rritjes së depozitave afatgjatë deri në dy vjet dhe paratë depozitare, gjatë një kontributi më të vogël pozitiv dhe të parave kesh në qarkullim, ndërsa depozitat afashkurte kan shënuar rënie. Rritja vjetore e nivelit të parave arrin 9,1 për qind dhe është rezultat i rritjes së parave depozitare, depozitat afatgjate deri në dy vite dhe paratë kesh në qarkullim, në kushte të rënies së vërejtur tek depozitta afatshkurtër.  

Gostivar - Tejkalimi i problemeve në funksionimin e deponisë rajonale Rusino është parashikuar me paratë e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pas takimit me kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe udhëheqësinë e NP Rusino - Pollof. Prokurimi i mekanizimit do të ulë dukshëm shpenzimet e ndërmarrjes tha ministri. Mexhiti përmedi se është informuar për situatën dhe për të parë më saktë gjendjen e deponisë dhe si mund të trajtohet.

Bruksel - Tregu i punës i BE-së në vitin 2023 mbeti i fortë megjithë ngadalësimin ekonomik, papunësinë historikisht të ulët dhe 5.5 milionë vende të reja pune të krijuara që nga viti 2019, kryesisht falë shtetasve të vendeve të treta jo të BE-së, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për situatën në tregjet e punës dhe pagat në Evropë për vitin 2024. Sipas raportit, zhvillimet e favorshme në tregun e punës mundësojnë përmirësimin e përputhshmërisë mes numrit të punëkërkuesve dhe vendeve të lira të punës.

Bruksel - Komisioni Evropian dënoi sulmin e sotëm rus me raketa ndaj ndërtesës në Kiev ku janë vendosur gjashtë përfaqësi të huaja diplomatike, ndër të cilat edhe Ambasada e Maqedonisë në Ukrainë. "Ky sulm edhe njëherë tregon se natyra kriminale e (presidenti rus Vladimir Putin) paraqet rrezik për Ukrainën, për BE-në dhe për sigurinë tonë të përgjithshme", tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Anita Hiper.

Bruksel - Ushtari i vërtetë lufton jo sepse e urren atë që është para tij, por sepse e do atë që është pas tij, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në urimin e festave drejtuar sot ushtarëve të cilët shërbejnë në misionin e Aleancës.  "Në këtë moment të një bote të pasigurt, ku nuk është çdoherë e lehtë për të menduar për paqe, shpresë dhe dritë, ne mundemi të jemi të qetë dhe të fortë duke e ditur se qëndrojmë së bashku. Për këtë ne u detyrohemi një falenderim të madh burrave dhe grave tona me uniformë", deklaroi Rute. 

Odesa - Në qytetin ukrainas Odesa dhe rajon përsëri është shpallur alarm për shkak të një droni vëzhgues në afërsi të qytetit, njoftoi prefekti Genadij Truhanov në Telegram. "Ekziston kërëcnim i madh nga një sulm raketor", thuhet në porosinë e tij. Droni vëzhgues në këtë moment gjendet mes dy qyteteve ukrainase në Detin e Zi, Odesë dhe Çernomorsk, njoftuan kanalet lokale në Telegram.

Madrid - Futbollisti francez i Reali Madridit, Kilijan Mbape e emëroi turneun në të cilën ëndërron të fitojë.  "Cila trofe e rëndësishme mbetet për t'u fituar? Liga e Kampionëve. Pikërisht për këtë erdha në klubin më të mirë në botë", deklaroi Mbape për "ESPN". Mbape para fillimit të sezonit është transferuar në Real Madrid, duke e nënshkruar marrëveshjen me ekipin spanjoll deri në vitin 2029. Më herët ka luajtur për PSZH-në. 

QËNDRONI TË LIDHUR