• e premte, 19 korrik 2024
MIA FLESH

18:00 / 18 korrik / 2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në margjinat e Samitit të Bashkësisë politike evropiane në Londër u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban, me ç'rast kanë biseduar për eurointegrimet e vendit, hapat e ardhshëm të Hungarisë si kryesues me BE-në dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik, e posaçërisht në pjesën e energjetikës.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me Vllado Gjerdovskin dhe Kire Babanoskin nga Zyra në Shkup e Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), si subjekt me të cilin Dhoma Ligjvënëse ka partneritet strategjik për projekte për zhvillimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur dhe për të reformuar sektorin e zbulimit dhe të sigurisë.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në kabinetin e tij u takua me Shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Ageler. Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral, lufta kundër korrupsionit, si dhe përgatitja e Agjendës reformuese të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështje aktuale politike.

Shkup - Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska sot në konferencë shtypi i prezantoi vërejtjet e saja fillestare për ribalancin e ri të buxhetit të cilin dje e prezantoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçoska.

Shkup - Me nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, e cila duhet të ndodhë deri në fund të vitit kalendarik, Maqedonia dhe Turqia edhe më shumë do t'i përforcojnë  marrëdhëniet e mira bilaterale, duke ofruar mundësi të reja për kuadrin akademik dhe felën mësimoro-shkencore në të dy vendet, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Shkup - Deputetja e koalicionit "Vlen", Saranda Imeri Stafaj në konferencën e sotme për media theksoi se heqja e drejtorëve ekonomikë nga klinikat ka qenë një premtim parazgjedhor dhe do të zbatohet.  "Heqja e drejtorëve ekonomikë ishte edhe një premtim gjatë fushatës dhe do të zbatohet për të kryer punën pa pengesa. Nuk lejojmë që aktivistët partiakë të punësohen në pozita në kurriz të xhepit të qytetarëve. Por ne i përkushtohemi shërbimeve më efikase për qytetarët dhe pacientët. BDI-ja kërkon të mbrojë kriminalitetin e drejtuesve të saj të cilët do të dalin nga auditimet e jashtëzakonshme që shpallim. Kanë qenë në pushtet dhe nuk e di pse nuk i kanë rregulluar postet dhe statusin e punonjësve, por i kanë shfrytëzuar për të blerë vota dhe tani po derdhin lot krokodili", tha Imeri Stafai.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski së bashku me drejtorin e BSP-së, Aleksandar Janev dhe sekretarin shtetëror në MPB , Sasho Petrushevski kanë zhvilluar takim pune me një delegacion nga Republika Federale të Gjermanisë të udhëhequr nga sekretari i Shtetit të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Keser.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut,  e theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Qeverisë për avancimin e agjendës për integrime evropiane dhe zbatimin e reformave kyçe për arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (SDGs).

Shkup - Takim miqësor me Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Republikës së Serbisë në Londër në Samitin e bashkësinë politike evropiane, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takime të ndara me ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës, Veronik Hulman dhe të ngarkuarin me punë në ambasadën e Malit të Zi, Velimir Shlivançanin.

Shkup - Sot në kuadër të Samiti të Bashkësisë politike evropiane në Londër realizova takim të shkurtët dhe bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, publikoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Strumicë - Sot në mëngjes në orën 10:10 në SPB Strumicë është raportuar se në Liqenin e Dojranit është mbytur një person. Sipas informacioneve nga policia, personi është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra, ndërsa më pas është mbytur. 

Koçan - Instituti i Shëndetit Publik në Shkup ka konfirmuar se rasti i dytë i regjistruar me ethet e Nilit Perëndimor është nga Koçani, por pacienti është infektuar gjatë një udhëtimi turistik në Tunizi në fund të muajit të kaluar. Bëhet fjalë për 34 vjeçarin, banorë nga Koçani i cili me datë 7 korrik ka shfaqur temperaturë të lehtë trupore, rraskapitje, dhimbje në muskuj, dhimbje koke, pas çka ka rënë në kolaps, ndërsa me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në ISHP Spitalin e Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar – Koçan.

Negotinë - Kur të ndalen zjarret, menjhëherë të ulemi, të mos presim të vijë vera e ardhshme, ta lexojmë Ligjin për menaxhim me kriza dhe ta rishqyrtojmë organizatën brenda, porositi presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, pasi vizitoi pjesëtarët e Armatës të përfshirë në shuarjen zjarrit të madh pyjor në malin Serta në afërsi të fshatit Kalanjevë në Negotinë.

Negotinë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka vizituar pjesëtarët e Armatës që po shuajnë zjarrin e madh në malin Sertë afër Kalanjevës, Negotinë. "Presidentja si komandat suprem i forcave të armatosura është aty ku ka pjesëtarë të ushtrisë. Besoj në aftësinë e tyre, pasi saherë që ka qenë më vështirë, ata ishin në vendin e duhur". nënvizoi ajo.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholc. Presidentja Osmani ka thënë se me kancelarin Sholc kanë pasur diskutim të rëndësishëm në kuadër të Samitit të liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë njëzëri, me 96 vota “për”, miratoi deklaratën për shfuqizimin e “ligjit të luftës” që Greqia ka me Shqipërinë që nga viti 1940. Deklarata u propozua nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, e cila njihet më shumë si “partia e çamëve”, shqiptarëve të dëbuar nga zona e Çamarisë në Greqi. Idrizi gjatë prezantimit të dokumentit e ka cilësuar si “mina të fshehura që mund të shpërthejnë në çdo moment”.

Budapest - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se "misioni i tij paqësor" për Ukrainën po përparon mirë dhe se deri më tani ajo që ishte planifikuar është arritur. Duke arritur në samitin e katërt të Bashkësisë politike evropiane (BPE) në pallatin Blenim pranë Oksfordit, Orban, duke komentuar bisedimet e tij të fundit për arritjen e paqes në Ukrainë, tha se zgjidhja e konfliktit nuk është në fushëbetejë.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se është "jashtëzakonisht e rëndësishme" që SHBA të ruajë mbështetjen e saj për Ukrainën, pasi ish presidenti Donald Tramp zgjodhi një skeptik drejt Kievit si nënpresident të tij të mundshëm.  "Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët midis Amerikës së Veriut dhe Evropës, ndërsa SHBA është aleati më i madh. Prandaj, pres që ata të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën", deklaroi Stoltenbergu për mediat franceze në margjinat e samitit evropian në Britani.

Strasburg - Parlamenti Evropian paradite me vota të fshehura ka zgjedhur Ursula Fon de Lajenin për kryetare të Komisionit Evropian. "Për" rizgjedhjen e Fon der Lajenit votuan 401 eurodeputetë, 284 vota kanë qenë "kundër", ndërsa 15 "të përmbajtur", ndërsa shtatë vota janë shpallur të pavlefshme.

Strasburg - Të gjithë së bashku do të punojmë për një Evropë të fortë, për prosperitet dhe konkurrencë të ekonomisë sonë, për drejtësi sociale sepse jemi ekonomi sociale e tregut, për mbrojtjen e njerëzve, për mbrojtjen dhe sigurinë, por më e rëndësishmja një temë që do t'i kushtohemi forcimit të demokracisë, tha sot Ursula fon der Lajen pas rizgjedhjes së saj në postin e kryetarës së Komisionit Evropian nga Parlamenti Evropian.

Strasburg - Parlamenti Evropian paradite me vota të fshehura ka zgjedhur Ursula Fon de Lajenin për kryetare të Komisionit Evropian. "Për" rizgjedhjen e Fon der Lajenit votuan 401 eurodeputetë, 284 vota kanë qenë "kundër", ndërsa 15 "të përmbajtur", ndërsa shtatë vota janë shpallur të pavlefshme.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden sot nënshkroi dhe 1.2 miliardë dollarë tjera borxhe studentore për 35.000 kreditorë. Numri i përgjithshëm i faljes së borxheve ndaj studentëve është 4.76 milionë, ndërsa republikanët e kundërshtuan me forcë vendimin e Bajdenit.

Gazë - Organizata për të drejtat e njeriut Amnesti interneshënëll (AI) ka akuzuar sot autoritetet izraelite për ndalimin dhe torturimin e palestinezëve nga Gaza pa mundësi për kontakt me familjet dhe avokatët e tyre. AI intervistoi 27 ish të burgosur palestinezë, duke përfshirë një djalë 14-vjeçar, i cili tha se ata u mbajtën sipas ligjit izraelit për deri në katër muaj e gjysmë pa akuza, gjyq ose qasje te avokatët dhe familjet. 

Jerusalem - Forcat izraelite sot bombarduan kampet historike të refugjatëve në pjesën qëndrore të Rripit të Gazës dhe goditën qytetin e Gazës në veri, ku vdiqën të paktëm 13 persona, ndërsa tanket hynë sa më thellë në Rafah në enklavën jugore palestineze, kumtuan autoritetet shëndetësore.

Torino - Juventusi paralajmëroi largimin e mesfushorit Adrien Rabiot për shkak të skadimit të kontratës së tij. Rabio luan për klubin italian nga viti 2019. Për atë kohë, futbollisti u bë kampion i Italisë dhe fitues i dyfishtë i Kupës. Sezonin e kaluar, francezi 29-vjeçar ka luajtur 31 ndeshje për "zonjën e vjetër" në kampionatin italian, duke shënuar 5 gola dhe tre asistime.

QËNDRONI TË LIDHUR