• e premte, 05 korrik 2024
MIA Flesh

09:00/5 korrik/2024

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e 9-të, në rend dite të së cilës janë propozim-vendimet për formim të delegacioneve kuvendore në disa organizata ndërkombëtare dhe raporte vjetore për punën e disa institucioneve të vendit. Në mbledhje duhet të diskutohet rreth Propozimit të vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), si dhe të Delegacionit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për. siguri dhe bashkëpunim në Evropë (AP OSBE).

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të mbajë mëngjes pune të NATO-s. Siç njoftoi MPJ, në fokus të takimit do të jetë 75-vjetori i Aleancës, që do të shënohet në Samitin e ardhshëm në Uashington.

Shkup - Instituti për Demokraci sot organizon ngjarje me temë "Parlamenti 2024-2028: Përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit", kushtuar rolit të Kuvendit në forcimin e luftës kundër korrupsionit. Qëllimi, siç informon, është hapja e një diskutimi mes deputetëve, institucioneve përkatëse dhe sektorit civil për forcimin e  rolit të Kuvendit në luftën kundër korrupsionit për katër vitet e ardhshme. Diskutimi do të zhvillohet rreth temave dhe prioriteteve kryesore në luftën kundër korrupsionit, si dhe instrumentet për sigurimin e ndihmës së institucioneve, si dhe llogaridhënien e tyre para Kuvendit.

Shkup - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë mëngjesin e sotëm për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta, informojnë për MIA-n Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Për fundjavë pritet rritje e intensitetit të komunikacionit për shkak të pushimeve verore. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri 18, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 27 deri 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.

Romë - Aktiviteti vullkanik në ishullin Stromboli, në veri të Sicilisë, i detyroi dje autoritetet italiane ta ngritin nivelin e alarmit nga portokallia në të kuqe, lajmëroi DPA. Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve të ishullit t'i ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile. Instituti nacional për gjeofizikë dhe vullkanologji (INGV) kumtoi se në Stromboli është regjistruar aktivitet i shtuar vullkanik. Vullkani aktiv në ishull hedhë llavë dhe hi në det, kumtoi instituti.

Londër - Ndryshimet në Britaninë e Madhe fillojnë tani, deklaroi lideri i laburistëve, Kir Starmer, pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet e djeshme duke i dhënë fund qeverisjes 14 vjeçare të konservatorëve. Në fjalimin e tij pas fitore së Partisë Laburiste, kryeministri i ardhshëm Starmeri theksoi se ky mandat sjell përgjegjësi të madhe, por se me fitoren e laburistëve të tij "më në fund hiqet barra nga supet" e britanikëve. "Në politikë asgjë nuk është e paracaktuar. Fitoret në zgjedhje nuk bien nga qielli - vështirë fitohen dhe për ta bëhet një luftë e vështirë", tha ai, raporton Skaj njuz.

Londër - Kryeministri britanik dhe lider i konservatorëve Rishi Sunak e pranoi humbjen e zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe ia uroi fitoren liderit të laburistëve Kir Starmer. "Partia Laburiste fitoi në këto zgjedhje të përgjithshme dhe e telefonova Kir Starmerin për t'ia uruar fitoren", tha ai. Sunaku theksoi se pushteti do të ndryshojë "në mënyrë të rregullt dhe paqësore" dhe mori përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje, raporton Skaj njuz.

Paris - Partia franceze e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN) me siguri nuk do të fitojë shumicën absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të dielën, tregojnë rezultatet e anketave të "OpinionWay" për gazetën ditore ekonomike "Eko". Sipas anketës, Tubimi Kombëtar do të marrë mes 205 dhe 230 vende në Kuvendin francez, Fronti i Ri Popullor i Majtë 145-175, ndërsa Aleanca Centriste e presidentit francez Emanuel Makron 130-160 vende. Zgjedhjet parlamentare në Francë mbahen në dy raunde, në 577 njësi zgjedhore ku zgjidhen po aq deputetë, ndërsa për shumicën absolute në Kuvendin Popullorë të partisë fituese janë të nevojshme të paktën 289 vende të deputetëve.

Uashington - Presidenti amerikan, Xho Bajden përsëriti se "nuk ka ndër mend të largohet" përballë thirrjeve nga shumë demokratë për ta ndërprerë kandidaturën e tij për rizgjedhje. Ai e shfrytëzoi festën e Ditës së pavarësisë për t'iu kundërpërgjigjur dyshimeve për qëndrueshmërisë së tin dhe kthjelltësisë mentale. Gjatë festës, një person nga publiku i tha presidentit amerikan: "Vazhdoni të luftoni! Na duheni!", ndaj çka ai iu përgjigj: "Mund të llogarisni në mua. Nuk kam ndër mend të largohem", duke e përsëritur premtimin e tij se do të mbetet në garë edhe përkundër thirrjeve të shpeshtuara për tërheqjen e tij.

 

QËNDRONI TË LIDHUR