• e enjte, 04 korrik 2024
MIA Flesh

09:00/4 korrik/2024

Shkup - Presidentja e shtetit dhe komandante supreme  e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do ta vizitojë Shtamadhorinë  e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Siç njoftuan nga Shtatmadhoria, gjatë vizitës së Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm, presidentja Siljanovska Davkova do të realizojë takim me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefin e Shtamadhorisë gjeneralnënkolonelin Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës dhe me drejtues të lartë në Ministri.

Gjevgjeli - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e bulevardit të ri drejt Vendkalimit kufitar Bogorodicë. Zgjidhja me bulevardin, me të cilin Gjevgjelia ndërlidhet me autostradën, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kushton 19 milionë denarë dhe u realizua në dy faza.

Shkup - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë mbledhje në të cilën në rend dite, mes pikave të tjera, janë konstatimi i propozim-vendimeve për emërim të sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendësit të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe zëvendësi i saj, Bojan Vasilevski dhanë dorëheqje në funksionet e tyre më 1 korrik.

Shkup - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të frekuencës të automjeteve për dalje nga vendi. Koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon sot në mëngjes Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Shkup - Disa nga transportuesit privat në transportin publik të qytetit në Shkup sot dhe nesër do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, e më pas do të vendosin se çka do të bëjnë më tutje. Ata kërkojnë financa në mënyrë që të mund të vazhdojnë t'u shërbejnë qytetarëve me automjetet e veta dhe thonë se, prej janarit, kur kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve, nuk u janë paguar mjetet për shërbimin e ofruar qytetarëve, për ç'shkak tashmë nuk kanë para për derivate dhe për mirëmbajtje të automjeteve.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët në pjesët perëndimore dhe lindore me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. UV=7.

Hjuston - Seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Skaloni ende dyshon në pjesëmarrjen e kapitenit të ekipit, Lionel Mesi në çerekfinalen e Kopa Amerika kundër Ekuadorit."Do të presim disa orë dhe do të sjellim vndim në bazë të gjendjes së tij. Do të tentojmë ta shtyjmë të luajë, por nëse kjo nuk ndodhë, do ta kërkojmë zgjidhjen më të mirë për ekipin. Sot do të bisedojmë me të. Mendoj se është e drejtë ai të ndajë kohë dhe të trajnojë aq sa mundet", deklaroi Skaloni përr "Rojters".

 

QËNDRONI TË LIDHUR