• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MF: Po punohet për tejkalimin e problemit teknik, të dhënat në “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër

MF: Po punohet për tejkalimin e problemit teknik,  të dhënat në “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër

Shkup 26 gusht 2024 (MIA) – Ministria e Financave e informon publikun se të dhënat në portalin “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër. Respektivisht, sektori kompetent i Ministrisë së Financave, së bashku me operatorin ekonomik të angazhuar për mirëmbajtjen e portalit punojnë për tejkalimin e problemit teknik që pengon qasjen në të dhënat e gjeneruara në portal.

"Të dhënat që janë publikuar përmes portalit “Financa të hapura” si mjet i transparencës edhe më tutje do të jenë të qasshme për publikun. Publiku mund t’i kërkojë informacionet për realizimin e buxhetit, veçmas sipas institucioneve dhe transaksioneve të kryera", qëndron në kumtesën e MF-së.

Portali, thuhet në kumtesën është promovuar për rritjen e transparencës së shpenzimit të mjeteve buxhetore. Të dhënat përditësohen rregullisht sipas dinamikës së përcaktuar të publikimit të kategorive të veçanta të të dhënave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR