• e enjte, 18 korrik 2024

MF: Normë më e ulët preferenciale e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, lista plotësohet me tekste digjitale

MF: Normë më e ulët preferenciale e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, lista plotësohet me tekste digjitale

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Të gjitha produktet ushqimore bazë, të cilat qytetarët i shfrytëzojnë për përdorim të përditshëm janë pjesë e listës së produkteve që do të tatimohen me normë preferenciale të TVSH-së prej 5%. Lista e cila u miratua sot me vendim të Qeverisë përfshin mbi 1600 produkte dhe zgjerohet me produkte si tekstet elektronike/digjitale dhe produktet e tjera. Në këtë listë të normës tatimore preferenciale mbeten edhe peletët për ngrohje, informojnë nga Ministria e Financave.

"Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët do të vazhdojnë të blejnë produkte me normë më të ulët preferenciale, siç janë buka, sheqeri i bardhë, mielli, vaji i lulediellit, qumështi dhe ajka, mishi, vezët, djathi, gjiza, kaçkavalli, frutat dhe perimet, pastat nga brumërat, supa, ajvari, mjalti natyral, kripa, keçapi etj. Lista është e gjatë dhe përfshin shumë produkte të cilat qytetarët i shfrytëzojnë çdo ditë në ushqimin e tyre. Bëhet fjalë për mbi 1600 produkte të cilat kanë normën më të ulët preferenciale të tatimimit", thonë nga MF.

Мерката за замрзнување на цената на лебот ја предложи Министерството за економија по анализите кои покажуваат дека повеќето компании од прехранбената индустрија, иако добиле субвенционирана с

Sot, në përputhje me ndryshimet e miratuara të Ligjit të TVSH-së, Qeveria miratoi edhe Vendimin për zbatim të normës preferenciale të TVSH-së prej 10% për produktet që konsumohen më pak dhe trajtohen si produkte luksi, të cilat nuk janë produkte bazë për ushqim.

"Në këtë listë përfshihen produktet si: mishi i drerit, salmoni, djathi me myk të kaltër (gorgonzola), djathi i llojit toffy, ngjala, fara e lirit, vaji i palmës dhe arrës së kokosit, kavijari, midhjet, frutat tropikale si papaja, mangoja dhe avokadoja etj. Përfshirja e disa produkteve që do të tatimohen me këtë normë bëhet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Gjegjësisht, këto dy lista përfshijnë pothuajse të gjitha produktet ushqimore që shfrytëzohen nga qytetarët", kumton MF-ja.  

Qëllimi i vendimeve të miratuara, sa i përket tatimimit të produkteve bazë për konsum njerëzor me normë preferenciale më të ulët dhe produkteve të tjera për konsum njerëzor me normë preferenciale më të lartë është para së gjithash për mbrojtjen standardit të qytetarëve, si dhe për tatimimin e normës me të drejtë tatimore të produkteve që nuk janë produkte bazë për konsum njerëzor. Gjithashtu, qëllimi tjetër është edhe mbrojtja e produkteve ushqimore vendore  dhe përkrahja e kompanive vendore.

"Vendimet janë si rezultat i ndryshimeve të miratuara të Ligjit mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar, i cili ishte pjesë e reformës tatimore dhe ka për qëllim zbatimin e sistemit tatimor modern, që do t’i respektojë parimet e drejtësisë dhe barazisë. Për mbrojtjen e standardit  të qytetarëve, Qeveria miratoi vendime edhe për uljen e detyrimeve të importit për perimet e freskëta dhe orizin, si dhe për domatet, kastravecat, specat e freskëta, si dhe për heqjen e detyrimeve të importit për agrumet, gjegjësisht portokallin, limonin, citronin dhe mandarinat. Me këto vendime do të ulen edhe detyrimet e importit për qepën, preshin, lulelakrën, brokolin, karotat, patëllxhanët, kungulleshkat etj", thuhet në kumtesën e MF-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR