• e premte, 08 nëntor 2024

Mexhiti: Ëdhtë e palogjikshme të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare kur ka një qeveri stabile

Mexhiti: Ëdhtë e palogjikshme të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare kur ka një qeveri stabile

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Është e palogjikshme të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare kur ka një qeveri stabile, ndërsa kjo Qeveri është më stabilja që nga vitet e 90-ta deri tani dhe ka një shumicë prej 78 deputetësh, e cila së shpejti do të tejkalojë edhe 80, vlerësoi sot zëvendësryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti.

"Nga vitet e 90-ta deri tani nuk ka pasur qeveri më stabile dhe shumicë më të madhe nga kjo - 78 dhe po rritet por me siguri për një kohë të shkurtër do të tejkalojë edhe dy të tretat e Kuvendit. Ky është një koment i mjaftueshëm. Për shtetin dhe për qytetarët kur ke një shumicë prej 80 deputetësh është e panevojshme të mendohet për zgjedhje të parakohshme, sepse është vetëm shpenzim për shtetin dhe humbje kohe", tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së sotme në deponinë Drislla në Shkup.

Ai theksoi se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk është mirë, sepse të paktën gjashtë muaj para dhe pas zgjedhjeve ndërpriten të gjitha procedurat, prokurimet publike, punësimet.

"Kjo ndikon edhe në ekonominë dhe biznesin. Prandaj mendoj se nuk do të jenë të lumtur të ketë zgjedhje të parakohshme ata që duan të punojnë, përkatësisht biznesi në këtë vend", thekson Mexhiti. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR