• e enjte, 18 korrik 2024

Mesi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Inter Majamit

Mesi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Inter Majamit

Çester, 16 gusht 2023 (MIA) - Sulmuesi i Inter Majamit, Lionel Mesi u ngrit në vendin e tretë të listës së golashënuesve më të mirë të klubit të të gjitha kohërave. Argjentinasi 36-vjeçar shënoi një gol në fitoren (4:1) ndaj Filadelfia Union dhe tnai ka gjithsej nëntë gola në gjashtë ndeshjet e para për ekipin amerikan. Sipas këtij treguesi, ai e tejkaloi Robert Tejlor, i cili ka tetë gola. Golashënuesi më i mirë i Inter Majamit është Gonzalo Iguain me 29 gola. vendi i dytë është për Leonardo kampalën me 16 gola.

Më 15 korrik Inter Majami e publikoi transferin e Mesit. Ai nënshkroi me klubin amerikan deri më 31 dhejtor të vitit 2025.

Në vitin 2014, ish-lojtari anglez, Dejvid Bekam u bë bashkëpronar i Inter Majamit për 25 milionë dollarë, katër vite më vonë ekipi mori leje nga MLS, ndërsa në mars të vitit 2022 klubi e luajti ndeshjen e tij të parë në ligë.

Inter Majami u plasua në finalen e Kupës së ligës të Amerikës Veriore dhe Qendrore ku do të përballet me Neshvillin (20 gusht, ora 03:00 sipas kohës sonë). ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR