• e enjte, 18 korrik 2024

Mesi: Së shpejti do të tërhiqem nga kombëtarja

Mesi: Së shpejti do të tërhiqem nga kombëtarja

Majami, 13 korrik 2023 (MIA) - Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi deklaroi se së shpejti do ta përfundojë karrierën në kombëtare.

"Pasi gjithçka është arritur, mbetet vetëm të kënaqemi. Zoti do të tregojë se kur do të vijë ai moment. Logjikisht, për shkak të moshës sime, jam i sigurtë se do të jetë së shpejti. Por, nuk e di saktë se kur do të jetë koha e duhur. Tani mendoj për përditshmërinë, duke u kënaqur në gjithçka që është bukur. Duhej të kalojmë nëpër shumë kohëra të vështira në reprezentacion. Kemi pasur fat të bëhemi kampionë botërorë dhe kampionë të Kupës së Amerikës. Kohë është për argëtim. Kur vazhdimisht garoni, kur çdoherë keni qëllime para jush, nuk e çmoni atë që në të vërtetë e meritoni, atë që e keni arritur. Gjendem në moment të karrierës kur dua gjithçka që po më ndodh dhe shumë më shumë çmoj gjithçka, pasi e di se këto janë vitet e fundit. Por mendoj se kur të largohem dhe më nuk do të luaj, do të filloj ta çmoj tërë këtë shumë më tepër", deklaroi Mesi për "Goal".

Argjentinasi 36-vjeçar për ekipin kombëtar paraqitet nga viti 2005. Ai për kombëtaren ka shënuar 103 gola në 175 ndeshje.

Mesi paradokohe nga PSZh-ja kaloi në Inter majami. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR