• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mesi në orët në vijim do ta kumtojë kalimin tek Inter Majami, Ejpëll TV dhe Adidas do t'i japin lojtarit një pjesë të fitimit

Mesi në orët në vijim do ta kumtojë kalimin tek Inter Majami, Ejpëll TV dhe Adidas do t'i japin lojtarit një pjesë të fitimit

Majami, 7 qershor 2023 (MIA) - Kompanitë Ejpëll dhe Adidas janë përfshirë në transferin e Lionel Mesit në Inter Majami.

Paraaprakisht u mor vesh se futbollisti 35-vjeçar është afër kalimit tek klubi i ligës amerikane MLS. Sipas Fabricio Romano, Mesi këtë vendim do ta kumtojë në orët në vijim.

Sipas "Atletik", duke iu referuar disa burimeve të afërta me bisedimet, oferta të cilën e mori Mesi përfshin pagesë nga dy partnerët më të mëdhenj komercial të ligës.

"MLS" dhe "Apple" nënshkruan marrëvehsje 10-vjeçare në vlerë prej 2,5 miliardë dollarëve këtë pranverë. Sipas kushteve të tij, ndeshjet e ligës do të transmetohen vetëm në Ejpëll TV përmes parapagimit në "MLS Season Pass". Pas zhvendosjes në Inter, Mesi do të marrë një pjesë të të ardhurave nga parapaguesit e rinj të shërbimit.

Në këmbim, Adidas i ofroi Lionel mesit një pjesë të fitimit të vet lidhur me transferin e lojtarit në klubin amerikan. Këtë vit kompania lidhi kontratë gjashtëvjeçare me MLS në vlerë prej 830 milionë dollarëve. Adidas siguron komplete për të gjitha 29 ekipet në ligë, si dhe e dizajnon topin zyrtar të ligës dhe është sponsori zyrtar për këpucët e ligës.

Në vitin 2017, Mesi dhe Adidas lidhën kontratë të përjetshme për sponsorizim të këpucëve të lojës. 

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR