• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mesi me rekord në Kupën e Amerikës!

Mesi me rekord në Kupën e Amerikës!

Atlanta, 21 qershor 2024 (MIA) - Lionel Mesi shënoi një tjetër arritje në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke thyer rekordin për më shumë paraqitje në Kupën e Amerikës, duke marrë pjesë në turne për të 35-tën herë. Mbrojtësi i titullit të Argjentinës e nisi edicionin e sivjetmë të kompeticionit me një fitore 2-0 ndaj Kanadasë në ndeshjen e parë të grupit A.

 Tridhjetë e gjashtë vjeçari Mesi debutoi për Kupën e Amerikës në vitin 2007 në moshën 20-vjeçare, ndërsa në vitin 2021 triumfoi me titull. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe lojtari më i madh i Argjentinës për kombëtaren.

 Mesi deri më tani ka shënuar 13 gola dhe 17 asistime në finalen e Kupës së Amerikës. 

 Ndeshja kundër Kanadasë në Atlanta (SHBA) ishte e pasigurt, por kampioni i botës Argjentina dominoi shumicën e kohës dhe fitoi me meritë.

 Dy golat e ndeshjes erdhën në pjesën e dytë. Hulijan Alvarez e hapi rezultatin në minutën e 49-të, pas pasimit të Aleksis Mekalister, ndërsa Lautaro Martinez bëri 2:0 në minutën e 88-të pas asistimit të Lionel Mesit.

 Vetë Mesi pati dy raste të shkëlqyera për të shënuar, por ato nuk u realizuan.

 Në formacionin fillestar të Argjentinës u përfshinë tetë lojtarë që ishin pjesë e njëmbëdhjetë startuesve për finalen e Kupës së Botës 2022 kundër Francës.

 Në grupin “A” janë Kili dhe Peruja. Në ndeshjen e radhës, Argjentina do të përballet me Kilin më 26 qershor.

 Kupa Amerikane mbahet në SHBA dhe do të zgjasë deri më 15 korrik. Në të marrin pjesë 16 ekipe të ndara në katër grupe. Dy përzgjedhjet e para nga secili grup do të vendosen në eleminime. qa

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR