• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mesi: Kam shumë rituale

Mesi: Kam shumë rituale

Majami, 18 shtator 2023 (MIA) - Lionel Mesi foli për shprehitë e tij dhe ushqimin e preferuar. Sipas fjalëve të argjentinasit 36-vjeçar, ai bën shumë punë sipas rutinës, pa e shkelur atë.

"Kam shumë rituale. Para se të flej, përgatis gjithçka në tryezë për ditën e ardhshme. Mëngjes...Secili ulet në vendin e vet. Çdoherë jemi në vendin e njëjtë, fëmijët, bashkëshortja, unë. Kur të kthehem në shtëpi, menjëherë i heq atletet dhe i mbathi pantoflat. Kam edhe rituale tjera, por preferoj të hesht për to. Unë jam shumë modest në ushqim. Mish i pjekur, pasta, çokolladë, dulçe de leçe (desert nga kuzhina spanjolle, portugeze, latinoamerikane), akullore. Dua gjithçka ëmbël dhe mund të ha gjithçka. Por, mundohem të ha sa më pak", tha Mesi.

Lidhur me pijet, sulmuesi i Majamit dhe Argjentinës tha se më herët ka pirë pije të ëmbla, por pastaj ka filluar edhe me ato të hidhura. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR