• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mesi: Jam i lumtur në reprezentacion, por çdo ndeshje mund të jetë e fundit për mua

Mesi: Jam i lumtur në reprezentacion, por çdo ndeshje mund të jetë e fundit për mua

Buenos Aires, 17 tetor 2024 (MIA) - Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi deklaroi se i pëlqen të luajë për reprezentacionin dhe ka për qëllim të luajë për të për aq kohë sa ia lejon shëndeti.

"Vërtetë është bukur të ndjesh energjinë e njerëzve të cilët brohorisin emrin tim... Të gjithë i duam këto momente që kemi ndër vite dhe lidhjen me njerëzit. Dua të jem këtu, të luaj për Argjentinën. Ajo më inspiron, më pëlqen, më lumturon që jam me bashkëlojtarët e mi, pavarësisht moshës time. Kur jam në reprezentacion ndihem sikur fëmijë. Pasi ndjehem rehat dhe për aq kohë sa mund të ndihmoj ekipin, do ta shijoj", ka cituar Mesin "TyC Sport".

Argjentinasi është përgjigjur edhe në pyetjen se kur do ta përfundonte karrierën në reprezentacion.

"Nuk kam caktuar datë apo afat, vetëm shijoj të gjitha këto. Jam shumë i lumtur që jam në kombëtare dhe ndjej dashurinë e njerëzve, sepse e di që çdo ndeshje mund të jetë e fundit", shtoi lojtari.

Mesi për reprezentacionin e Argjentinës luan që nga viti 2005. Sulmuesi tridhjetë e shtatë vjeçar ka një rekord prej 189 ndeshje dhe 112 gola për kombëtaren. Si pjesë e reprezentacionit, argjentinasi u bë kampion bote dhe dy herë fitues i Kupës së Amerikës. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR