• e enjte, 18 korrik 2024

Mesi, Haland dhe De Brujne të nominuar për çmimin e UEFA-s për lojtar të vitit

Mesi, Haland dhe De Brujne të nominuar për çmimin e UEFA-s për lojtar të vitit

Nion, 17 gusht 2023 (MIA) - Asociacioni evropian i futbollit në ueb faqen e tij zyrtare i ka publikuar futbollistët e nominuar për lojtar më të mirë të vitit për sezonin 2022/2023.

Tre të nominuarit janë sulmuesi i Inter Majamit, Lionel Mesi, i cili sezonin e kaluar ka luajtur për PSZh-në, sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland dhe bashkëlojtari i tij, Kevin de Brujne.

Të nominuarit janë caktuar me votim të trajnerëve kryesorë të klubeve, të cilët sezonin e kaluar kanë luajtur në cilindo nga kupat evropiane dhe të përzgjedhësve të kombëtarëve të vendeve anëtare të UEFA-s.

Fituesi i çmimit do të publikohet më 31 gusht. bsh/

Foto: UEFA

QËNDRONI TË LIDHUR