• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mesi do të mund të kthehet në teren në shtator

Mesi do të mund të kthehet në teren në shtator

Majami, 21 gusht 2024 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi do të kthehet në teren në shtator, njoftoi gazetari Hernan Klaus. 

Argjentinasi 37-vjeçar, po shërohet nga lëndimi në kyçin e këmbës dhe së shpejti do të kthehet në stërvitjet me ekipin. 

Pritet që sulmuesi të mund të paraqitet në teren në ndeshjen nga liga amerikane - MLS, kundër Filadelfias, e cila është caktuar për më 14 shtator. Njëkohësisht, ekziston mundësia që futbollisti të ketë kohë të shërohet nga lëndimi me kohë për ndeshjen kundër Çikagos e cila do të luhet më 1 shtator. 

Mesi luan për Inter Majamin nga korriku i vitit 2023. Në sezonin vijues në MLS, ai në 12 ndeshje shënoi 12 gola dhe krijoi nëntë asistime. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR