• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mesi bleu 35 ajfonë të artë për lojtarët dhe trajnerët e Argjentinës

Mesi bleu 35 ajfonë të artë për lojtarët dhe trajnerët e Argjentinës

Paris, 2 mars 2023 (MIA) - Sulmuesi i PSZH-së dhe Argjentinës, Lionel Mesi bleu 35 ajfonë të artë për lojtarët dhe trajnerët e ekipit kombëtar.

Benxhamin Lion, shef i kompanisë për rregullim të telefonave "Indesign Gold", tha: "Kisha nderin t'ia dorëzoj 35 "iPhone 14" të artë Mesit. I porositi për bashkëlojtarët dhe shtabin profesional si dhuratë për fitoren në Kampionatin botëror".

Në anën e pasme të secilit telefon janë emrat dhe numrat e reprezentuesve të Argjentinës.

"Lionel nuk kontaktoi disa muaj pas finales së kampionatit botëror. Ai tha se do të dëshironte t'u dhurojë diçka të posaçme të gjithë lojtarëve dhe shtabit profesional që ta festojnë fitoren e tyre, por nuk dëshiroi të dhurojë diçka të zakonshme si orë. Propozova iPhone të artë me numra, ndërsa ideja i pëlqeu edhe Leos", deklaroi Lion për "San".

Argjentinasi 35-vjeçar shpenzoi rreth 200 mijë euro për këto dhurata.

Argjentina e fitoi Botërorin për herë të tretë, më parë trofeun e fitoi në vitet 1978 dhe 1986. ab/

Foto: Indesign Gold

QËNDRONI TË LIDHUR