• e enjte, 26 dhjetor 2024

Merko: Kemi kapacitet të dëshmojmë lojë të mirë në kualifikimet

Merko: Kemi kapacitet të dëshmojmë lojë të mirë në kualifikimet

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga futbolliste deri 19 vjeç ka luajtur dy ndeshje miqësore me Qipron në teren mysafir dhe të dyja kanë përfunduar me rezultat baras.

Seleksionuesi Astrit Merko është i kënaqur nga loja e të përzgjedhurave të tij të cilat në ndeshjen e parë të luajtur të mërkurën luajtën 2:2, ndërsa sot ishte 0:0.

"Këto dy ndeshje ishin një mundësi e shkëlqyer për të kontrolluar cilësinë e lojës dhe gatishmërinë e lojtareve në prag të turneut kualifikues në të cilin do të jemi nikoqir në prill. Besoj se kemi kapacitet për të dëshmuar lojë të mirë në kualifikimet, si dhe se ndeshjet e tilla përgatitore janë jashtëzakonisht të rëndësishme, veçanërisht për futbollistet e reja", tha Merko. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR