• e martë, 07 janar 2025

Meloni u takua me Trampin në pronën Mar a Lago në shtetin e Floridës

Meloni u takua me Trampin në pronën Mar a Lago në shtetin e Floridës

Romë, 5 janar 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, mbrëmë vonë ka pasur një takim me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, i cili është mbajtur në pronën Mar a Lago në shtetin e Floridës, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA. 

Meloni u nis për në SHBA mbrëmë vonë për të diskutuar, sipas gazetarëve italianë dhe amerikanë, një sërë temash - lufta në Ukrainë, kriza në Lindjen e Mesme, si dhe rasti i gazetares italiane Çeçilia Sala, e cila u arrestua në Teheran më 19 dhjetor dhe u mbajt në qeli në burgun "Evin" pranë kryeqytetit të Iranit.

Takimi i Melonit me Trampin zgjati disa orë dhe mori pjesë Marko Rubio, sekretari i ardhshëm i shtetit në administratën e miliarderit republikan. Në takim ishte gjithashtu edhe Skot Besant, ministrii i ardhshëm i Financave të Trampit, si dhe Majk Volc, këshilltari i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe Tilman Fertita, ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Itali.

Meloni ishte shoqëruar nga ambasadorja italiane në SHBA, Marianxhela Zapa. Meloni mbërriti në Mar a Lago rreth orës 1:30 pas mesnate me orën italiane dhe u kthye në Itali katër orë më vonë.

Sipas raportuesit të "Uolstrit zhurnal", Trampi i tha Melonit se ajo kishte "pushtuar vërtet Evropën" dhe se ai ishte "shumë i emocionuar që ishte këtu me një grua fantastike, kryeministren e Italisë". Ndërkohë, Rubio e quajti Malonin "një aleat të madh dhe një udhëheqëse të fortë". sa/

Foto: ANSA

 

QËNDRONI TË LIDHUR