• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Meloni u dakordua me industrinë italiane për ruajtjen e çmimeve të ulëta të produkteve bazike

Meloni u dakordua me industrinë italiane për ruajtjen e çmimeve të ulëta të produkteve bazike

Romë, 28 shtator 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot deklaroi se është arritur marrëveshje me industrinë vendore për ruajtjen e çmimeve të ulëta të produkteve bazike, siç janë ushqimi, mjetet për higjienë personale dhe produktet për foshnja. 

Programi eksperimental zgjat prej 1 tetor deri 31 tetor dhe përfshin 32 shoqata afariste të cilat janë marrë vesh që t'i ulin çmimet e disa artikujve në këtë periudhë. 

Organizata e konsumatorëve Asuntenti e lavdëroi projektin dhe përllogariti kursim potencial prej katër miliardë euro. 

Në program janë përfshirë zinxhirë të supermarketeve, tregtarë me pakicë, si dhe prodhues të ushqimit dhe ilaçeve. 

Pritet që shitoret të cilat marrin pjesë në projekt, produktet t'i shënojnë me ngjitës në ngjyrë të gjelbër, të kuqe dhe të bardhë - ngjyrat e flamurit italian. 

Inflacioni është sfidë për qeverinë italiane, edhe pse shënoi rënie nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës. 

Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik, Adolfo Urso tha se inflacioni kishte rënë dhe ishte nën mesataren e Bashkimit Evropian, nga 11,7 për qind kur Meloni mori detyrën tetorin e kaluar në 5,4 për qind në shtator.

Enti i Statistikës së BE-së nesër do të publikojë të dhëna të reja për inflacionin. 

Në gusht çmimet e konsumit në 27 vendet e BE-së janë rritur për 5,9 për qind në krahasim me vitin paraprak, si dhe për 5,2 për qind në 20 vendet të cilat e shfrytëzojnë euron. 

Kjo është më pak se 10, 6 për qind rekord të matura në eurozonë në tetor të vitit 2022. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR