• e martë, 02 korrik 2024

Mediat: Pirlo trajner i ri i Sampdorias

Mediat: Pirlo trajner i ri i Sampdorias

Romë, 27 qershor 2023 (MIA) –  Më shumë media italiane dhe angleze publikuan se është arritur marrëveshje bashkëpunimi midis Sampdorias dhe Andrea Pirlos.

Sipas burimeve të njëjta, ish-reprezentuesi italian dhe yll i Interit, Juventusit dhe Milanit, do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me klubin nga Xhenova.

Pirlo gjatë kësaj jave duhet zyrtarisht të promovohet në trajner të ri të Sampdorias i cili pas shumë vitesh për herë të parë e humbi statusin e ekipit të ligës së parë dhe nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Serinë B.

Pirlo në bankinat e Sampdorias do të ulet në vend të Dejan Stankoviqit, i cili në tetor të vitit të kaluar u emërua trajner, por nuk arriti të sigurojë qëndrimin e tij dhe nën udhëheqjen e tij Xhenova përfundoi në pozitë të fundit.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR