• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mediat izraelite informojnë se IDF i kanë miratuar planet për operacion në Rafa

Mediat izraelite informojnë se IDF i kanë miratuar planet për operacion në Rafa

Tel Aviv, 30 prill 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF), Herzi Halevi i miratoi planet përfundimtare për operacion ushtarak në qytetin Rafa dhe në kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës, shkruan Unet Njuz.

Pa e bërë të ditur burimin e informacionit, sajti thotë se tanke izraelite janë në kufirin e Gazës dhe janë të gatshëm të fillojnë operacion me të cilin Izraeli dëshiron ta çrrënjosë grupin militant Hamas, shkruan Tajms of Izrael. 

Në raport thuhet se plani për pushtimin përbëhet nga disa faza, ndërsa pushtimi mund të suspendohet ose shtyhet nëse arrihet progres në bisedimet për lirimin e pengjeve të cilët i mban Hamasi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR