• e diel, 06 tetor 2024

Mediat: Australiani Postekoglou trajner i ri i Totenhemit

Mediat: Australiani Postekoglou trajner i ri i Totenhemit

Londër, 5 qershor 2023 (MIA) - Totenhemi për zgjidhje afatgjate në postin e menaxherit do ta angazhojë Angelos Postekoglu nga Seltiku, raportuan sot mediat britanike. 

Sipas të njëjtave burime, strategu australian me origjinë greke, u pajtua të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me Totenhemin, ku do të transferohet pasi sezonin e kaluar fitoi titullin dhe të dy kupat në kampionatin skocez.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari Postekoglu u ul në stolin e Seltikut në vitin 2021, ndërsa paraprakisht ishte trajner i Jokohamas në divizionin e parë të Japonisë.

Totenhem e përfundoi sezonin në Premierë Ligë në vendin e tetë. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR