• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mecola: Zgjerimi i BE-së siguron paqe, stabilitet dhe demokraci në Evropë

Mecola: Zgjerimi i BE-së siguron paqe, stabilitet dhe demokraci në Evropë

Bruksel, 19 mars 2025 (MIA) - Derisa SHBA-ja reteron në skenën botërore, BE-ja duhet të shfrytëzojë momentin dhe të zgjerohet, sepse zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me përfshirjen e anëtarëve të reja në Union, por edhe sigurimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Evropë, ka thënë kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Ajo vlerësoi se zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike, duke paralajmëruar se nëse Unioni nuk arrin të integrojë vendet si Ukraina, Moldavia dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, atë boshllëk do ta plotësojnë të tjerët, kështuqë ndaj kandidatëve për anëtarësim duhet të vendoset një rrugë më e qartë.

"Në dekadën e fundit, Evropa ka humbur më shumë anëtarë se sa ka fituar. Nëse nuk zgjerohemi, do të hyjnë të tjerët”, ka thënë Mecola për "Euraktiv".

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mecola konsideron se për t'u marrë seriozisht nga partnerët e saj, para së gjithash nga SHBA, Evropa duhet të "tregojë lidership brenda vendit", duke përfshirë një proces të qartë të anëtarësimit bazuar në merita.

"Kredibiliteti i Evropës, si në aspekt global ashtu edhe në marrëdhëniet transatlantike, varet nga aftësia e saj për të qenë lider në fqinjësinë e saj", shton Mecola.

Sipas saj, edhe pse nga disa vende anëtare ka shqetësime se BE-ja tashmë është “shumë e madhe dhe burokratike”, përvojat nga zgjerimet e mëparshme tregojnë se ato e forcojnë Unionin, në vend që ta dobësojnë.

"Të njëjtat argumente u parashtruan 20 vjet më parë”, ka thënë Mecola duke shtuar se nuk u realizua skenari në atë kohë për migrim masiv apo çrregullim ekonomik.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR