• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mecola: Mbështetja për Ukrainën nga BE-ja nuk është manifestim i altruizmit, por është çështje e vetëmbrojtjes

Mecola: Mbështetja për Ukrainën nga BE-ja nuk është manifestim i altruizmit, por është çështje e vetëmbrojtjes

Nju-Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - E përballur me agresionin, Ukraina po lufton jo vetëm për ekzistencën e vet, por edhe për vlerat dhe idetë në të cilat bazohet bota demokratike, kështu që për BE-në, mbështetja për Ukrainën nuk është manifestim i altruizmit, por çështje për mbrojtjen e lirisë së vet, deklaroi kryetarja e Parlamentit evropian, Roberta Mecola.

"Më shumë se dy vite e gjysmë, Ukrainës i nevojitet vëmendja jonë, për shkaqe të dukshme. Kuptojmë se Ukraina po lufto jo vetëm për ekzistencën e vet, por edhe për vlerat dhe dietë e nejjta të cilat na mbajnë së bashku si bashkësi globale demokratike. Si do të përgjigjemi është lakmus test i gjeneratës sonë politike", tha Mecola në Nju-Jork, gjatë fjalimit në forumin vjetor nën patronatin e Universitetit Kolumbia, që u mbajt si pjesë e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, transmetoi Ukrinform.

Ajo theksoi se për të dhe për Parlamentin evropian përgjigja e "sfidës ukrainase" është shumë e qartë: Evropa duhet dhe do të jetë me Ukrainën gjithnjë derisa të nevojitet.

"Ky nuk është manifestim i altruizmit apo deklaratave të zëshme. Ne jemi me Ukrainën sepse u angazhuam për rend botëror demokratik. Sepse e kuptojmë se nëse plani i presidentit rus, Vlladimir Putin për ta marrë Kievin do të ishte i suksesshëm, ai nuk do të ndalet këtu. Agresioni i tij do të vazhdonte t'i shkatërrojë vlerat dhe sistemet në të cilat punuam me aq shumë mund. E dimë se çmimi i mosveprimit do të ishte shumë i madh. Nuk duhet ta pranojmë atë, dhe jo vetë të flasim për atë, por edhe të japim mbështetje të fuqishme", theksoi kryetarja e Parlamemtit evropian.

Mecola theksoi se Evropa tashmë një kohë të caktuar lejoi të fundoset ndjenja e rrejshme e sigurisë, kur dukej se asnjë ushtri asnjëherë nuk do t'i kalojë vijat kufitare të hartës evropiane. Por, siç shtoi ajom realiteti u tregua ndryshe.

Ajo theksoi se bota demokratike për momentin nuk mund ta heqë shikimin nga Ukraina, por se në të njejtën kohë është e domsdoshme të vëhet gjithçka për t'u arritur deeskalimi i tensioneve në Lindjen e Afërt dhe të ndërpritet rrethi i dhunës.

"Ne çdoherë do ta promovojmë paqen, ndërkaq që ajo duhet të jetë e drejtë, dinjitoze dhe e lirë. Atë mund ta bëjmë vetëm kur do ta bëjmë së bashku", konkludoi kryetarja e Parlamentit evropian.

Në Nju-Jork po mbahet seanca e rregullt e 79-të e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. para fillimit të diskutimeve në nivel të lartë, po mbahet Samiti dyditor për të ardhmen, i cili filloi të dielën dhe në të cilin vendet e botës u dakorduan për Paktin e ashtuquajtur të së ardhmes, që i definon drejtimet kryesore të reformimit të KB-së dhe përmirësim të efikasitetit të punës së tyre. Prej 24 deri më 28 shtator, si dhe më 30 shtator do të mbahen debate të përgjithshme tradicionale në nivel të lartë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR