Mecola: Duhet ta kuptojmë se zgjerimi është gjëja më e mirë për sigurinë dhe stabilitetin tonë gjeopolitik
- Zgjerimi nuk është perspektivë e largët, por është realitet, është këtu dhe duhet të ndodhë, kështu që është koha që Bashkimi Evropian të fillojë të shtojë anëtarë të rinj, deklaroi sonte kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
- Post By Ramize Qamili
- 19:53, 17 dhjetor, 2025
Bruksel, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Zgjerimi nuk është perspektivë e largët, por është realitet, është këtu dhe duhet të ndodhë, kështu që është koha që Bashkimi Evropian të fillojë të shtojë anëtarë të rinj, deklaroi sonte kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
"Nëse nuk e kuptojmë se zgjerimi është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për sigurinë dhe stabilitetin tonë gjeopolitik, atëherë do të mblidhemi përsëri vitin tjetër, pas gjashtë muajve, në një samit të ri për Ballkanin Perëndimor pa pasur asnjë përparim", theksoi Mecola.
Sipas saj, për zgjerimin nuk duhet të diskutohet vetëm pas dyerve të mbyllura, por dhe qytetarëve të BE-së duhet t'u shpjegohen edhe përfitimet e tij dhe të binden se ai është pozicion "vin-vin" si për Evropën ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.
Mecola shtoi se paralelisht me këtë dhe BE-ja duhet të reformohet, sepse ajo që funksionon me 27 vende, nuk mund të funksionojë dhe me 32, 33 dhe 34 anëtarë.
"Duhet të shohim se si është i organizuar buxheti ynë, si mund të rregullohet siguria e brendshme dhe si i marrim vendimet. Kjo duhet të bëhet herët ose vonë", shtoi Mecola. rq/
Foto: Printskrin