• e enjte, 26 dhjetor 2024

MD: Propozim Ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare

MD: Propozim Ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Propozim ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare, informojnë sot nga Ministria e Drejtësisë.

Prej aty njoftojnë se në përpunimin e këtij Ligji kanë marrë pjesë të gjitha subjektet në sistemin e drejtësis për fëmijët, UNICEF dhe organizatat joqeveritare.

"Grupi punues për përgatitjen e Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në procesin e konsultimeve me palët e interesuara i kushtoi vëmendje të veçantë rekomandimeve për përmirësimin e kornizës legjislative për drejtësi për fëmijë të hartuara nga UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thuhet në kumtesë. 

Me zgjidhjet e propozuara është bërë një hap i rëndësishëm përpara duke përcaktuar interesin më të mirë të fëmijës, ndërsa pritet që roli i qendrave të punës sociale në zbatimin e drejtësisë restauruese, pra procedurave jashtëgjyqësore, për një veprim të një fëmije, i cili veprim me ligj është parashikuar si vepër penale apo kundërvajtje, do të rritet mbrojtja e fëmijëve viktima nga viktimizimi dytësor në pajtim me standardet evropiane. 

"Veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet e propozuara në nenet 97 dhe 98, në të cilat është transponuar Direktiva e Parlamentit Evropian për masat mbrojtëse procedurale për fëmijët që janë të dyshuar ose janë të akuzuar në procedurë penale dhe të njëjtat rregullojnë të drejtën e fëmijës në udhëzim për të drejtat dhe të drejtën për t'u shoqëruar nga prindi/kujdestari gjatë hetimit para organit që udhëheq procedurën ose nga një person tjetër të moshës madhore i përcaktuar nga fëmija", thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Drejtësisë shtojnë se do të riafirmohet sistemi i specializimit të subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët, me çka punëtorët profesionistë në qendrat e punës sociale, gjyqtarët, prokurorët publikë, avokatët dhe ndërmjetësit duhet të ndjekin trajnime të specializuara për të drejtat e fëmijëve dhe delikuencën e fëmijëve, të paktën pesë ditë gjatë vitit, në vend ose jashtë vendit.

"Si Ministër i Drejtësisë, e riafirmoj angazhimin prioritar të Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e mëtejshëm të plotë dhe faktik të interesit më të mirë të fëmijës nëpërmjet drejtësisë sipas fëmijëve, si parim bazë i Konventës për të Drejtat e Fëmijës", thotë ministri resor Krenar Lloga. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR