• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbledhje për të ardhmen e Sirisë, por pa përfaqësues të autoriteteve të reja siriane

Mbledhje për të ardhmen e Sirisë, por pa përfaqësues të autoriteteve të reja siriane

Aman, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të disa vendeve arabe sot në Jordani takohen me përfaqësues ndërkombëtarë që të bisedojnë për të ardhmen e Sirisë, por pa praninë e përfaqësuesve të autoriteteve të reja siriane. 

Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë njoftoi se qëllimi i takimit është që të hetohen mënyra për mbështetje të vendit gjatë fazës kalimtare pas rënies së regjimit shumëvjeçar të Bashar al Asadit. Duhet të bisedohet se si të garantohet proces gjithëpërfshirës politik në Siri, i cili do t’i përfshijë të gjitha grupet në vend. 

Sipas burimeve jordaneze, në takim do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut, Libanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Katarit. Përfaqësuesit arabë duhet të takohen me shefat e diplomacive të Turqisë dhe SHBA-së, Hakan Fidan dhe Entoni Blinken në qytetin Akaba. 

Në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme, Kaja Kallas, si dhe i dërguari i posaçëm i KB-së për Siri, Geir Pedersen. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR