• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbi 70 viktima në përmbytjet në Pakistan dhe Afganistan

Mbi 70 viktima në përmbytjet në Pakistan dhe Afganistan

Islamabad, 16 prill 2024 (MIA) - Të paktën 39 persona e kanë humbur jetën nga moti i ligë që e goditi pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Përmbytje të fuqishme janë vërejtur edhe në Afganistanin fqinj, ku jetën e kanë humbur 33 persona, ndërsa qindra shtëpi janë dëmtuar, kumtuan autoritetet afgane.

Më e goditur është provinca pakistaneze Penxhab, ku prej të premtes e deri të dielën jetën e kanë humbur 21 persona nga rrufeja.

Përmbytjet e kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe transportin, ndërsa është përmbytur edhe shumë sipërfaqe bujqësore.

Gjatë ditëve të ardhshme nuk pritet stabilizim i kohës, kështu që autoritetet pakistaneze paralajmëruan mundësi për rrëshqitje të tokës dhe përmbytje të reja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR