Mbape në vendin e dytë mes futbollistëve francezë për nga efikasiteti në Ligën e Kampionëve
- Futbollisti i Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape mbrëmë shënoi një gol në ndeshjen e xhiros së parë në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve kundër Borusisë (2:0). Ai tani ka shënuar 35 gola në kupat evropiane.
- Post By Besnik Shuki
- 08:10, 20 shtator, 2023
Paris, 20 shtator 2023 (MIA) - Futbollisti i Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape mbrëmë shënoi një gol në ndeshjen e xhiros së parë në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve kundër Borusisë (2:0). Ai tani ka shënuar 35 gola në kupat evropiane.
Francezi (24) tani gjendet në vendin e dytë në histori për nga efikasiteti mes bashkëkombasve të tij. Ai u barazua me Tieri Anri.
Lider në këtë listë është Karim Benzema, i cili për Lionin dhe Real Madridin shënoi 78 gola në Ligën e Kampionëve.
Mbape vendosi edhe një rekord. Me shënimin e golit për PSZH-në në sezonin e tij të shtatë të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve, ai u barazua me Edison Kavanin, i cili ka shënuar gol në garat evropiane për parisienët nga viti 2013 deri në vitin 2020. bsh/
Foto: EPA