Mbape mund të mungojë në derbin e së dielës kundër Atletiko Madridit dhe disa ndeshje tjera për shkak të lëndimit
- Sulmuesi francez Kilian Mbape u lëndua në bicepsin femoral të këmbës së majtë në fund të ndeshjes së mbrëmshme në La Liga kundër Alavesit (3:2), kumtoi sot klubi i tij Real Madridi.
- Post By Besnik Shuki
- 18:59, 25 shtator, 2024
Madrid, 25 shtator 2024 (MIA) - Sulmuesi francez Kilian Mbape u lëndua në bicepsin femoral të këmbës së majtë në fund të ndeshjes së mbrëmshme në La Liga kundër Alavesit (3:2), kumtoi sot klubi i tij Real Madridi.
Klubi nuk saktësoi sa është lëndimi serioz dhe nëse Mbape do të mund të luajë në ndeshjet e ardhshme.
Mediumet spanjolle njoftojnë se Mbape do të mund të mungojë tre javë, që do të thotë se nuk do të luajë në derbin e së dielës kundër Atletiko Madridit, si dhe në xhiron e dytë të Ligës së kampionëve më 2 tetor kundër Lillës si mysafir. bsh/
Foto: Fejsbuk